CERN krijon antimaterien, kush është shkencëtari shqiptar në eksperiment

CERN krijon antimaterien, kush është shkencëtari shqiptar në eksperiment

126
0
Shares

Shkencëtarët e CERNI-t njoftuan në fillim të javës se ia kishin dalë mbanë që të prodhonin antimaterie përmes goditjes me lazer dhe ta ruanin atë të qëndrueshme për një kohë relativisht të gjatë.

Eksperimenti që zhvillohet prej disa vitesh në një tynel rrethor në Zvicër ka tërhequr vëmendje të mëdha që në fillimet e tij.

Në eksperiment është i përfshirë edhe një shkencëtar shqiptar i fizikës, Artan Borici. Ai është pedagog në Fakultetin e Shkencave të Natyrës në Tiranë ndërkohë që është pjesë aktive e projektit më të madh për studimin e hapësirës që është zhvilluar ndonjëherë. Ai ka dhënë edhe leksione për disa vite në Shkolla e Lartë Politeknike Federale të Zyrihut, në Institutin Paul Scherrer, Zvicër si dhe Universiteti i Edinburgut.

Aktiviteti i tij shkencor shtrihet prej teorive bazë të pjesëzave elementare, te hapësirat e Krylovit në matematikë dhe tek inxhinieria financiare. Ai ka botuar më shumë se 40 libra dhe artikuj shkencorë në revistat më në zë të fizikës dhe matematikës.

Zbulimi u vlerësua si një hap gjigant përpara për të zgjidhur misterin e madh të formimit të universit. Teoria kryesore është ajo që thotë se Bing Bang-u prodhoi sasi të barabartë materiesh dhe antimateriesh pas shpërthimit dhe shkencëtarët janë përpjekur prej dekadash të kuptojnë se përse u zhduk antimateria dhe mbeti vetëm materia që bën të mundur jetën kështu siç ne e njohim sot.

Shkencëtarët e CERN-it morën versioni më bazik të një atomi, atë të hidrogjenit dhe arritën që të krijojnë një antimaterie me të e ta izolojnë për një periudhë kohore të mjaftueshme për të eksperimentuar me të.

Nga vetë fjala, antimateria është e kundërta e materies. Materia përbëhet nga atomet që kanë në qendër protonet me ngarkesë pozitive dhe rreth saj orbitojnë elektronet me ngarkesë negative. Antimateria është e kundërta, elektronet me ngarkesë negative janë në qendër dhe protonet me ngarkesë pozitive vërtiten rreth tyre. Por deri më tani, shkencëtarët e nuk kanë mundur të krijojnë një antimaterie të përhershme për shkak të paqëndrueshmërisë së atomeve në këtë gjendje.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY