Koka e grupit kriminal në Angli, bosi shqiptar i kokainës dënohet me...

Koka e grupit kriminal në Angli, bosi shqiptar i kokainës dënohet me 25 vite burg

232
0
Shares

Shqiptari Erald Mema u dënua me 25 vite burg pasi rezultoi se ishte koka e një organizate të trafikut të drogës.

Policia angleze njofton se Mema ishte kreu një organizate kriminale e përbërë nga 19 persona që të gjithë të arrestuar të cilët përmes një rrjeti korrierësh transportonin dhe shisnin kokainën në të gjithë Anglinë.

Përveç tij, dhe 19 anëtarët e tjerë të  organizatës kriminale në Anglijanë  të përfshirë në trafikun e kokainës të cilët janë dënuar me 165 vite burg në total.

Mema ishte ‘bosi’ i cili drejtonte operacionin e trafikut të drogës përmes telefonit edhe kur ishte në Shqipëri.

33-vjeçari shqiptar i cili jetonte në qytetin e Oksfordit prej vitit 2003 u gjet fajtor nga gjykata për dy akuzat që lidheshin me konspiracionin e shitjes së drogës të klasit A.

Jurisë nga publiku në këtë proces gjyqësor iu desh vetëm 12 minuta për ta gjetur fajtor Erald Memën për akuzat që kishte ngritur prokuroria.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY