Dogji veten brenda në makinë, flasin famijarët: Nuk e dimë pse ndodhi,...

Dogji veten brenda në makinë, flasin famijarët: Nuk e dimë pse ndodhi, nuk kishte probleme…

154
0
Shares

Gjergji Babu i vuri flakën vetes brenda në makinë. Ngjarja e rëndë e ndodhur në qytetin e Korçës mbetet një mister, pasi ende nuk po kuptohet se çfarë e bëri 39 vjeçarin ti jepte fund jetës.

Familjarët e tij në një prononcim për BW, shprehen se ai nuk kishte probleme me depresionin dhe se ende janë të paqartë për motivin e ngjarjes.

“Nuk dimë pse ndodhi. Nuk kishte probleme ekonomike,” thonë ata.

Familjarët gjithashtu kanë rrëfyer se 39-vjeçari jetonte me gjyshen në shtëpi, ndërsa babai dhe e mtra jetonin në Amerikë. E ëma i kishte vdekur disa vite më parë.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e së premtes në lagjen nr.1 pranë kampit të punëtorëve ku Gjergji B. ka gjetur vdekjen pasi makina e tij ka marrë flakë. Viktima kishte blerë benzinë në një karburant në qytet dhe më pas i ka vënë flakën vetes brenda mjetit tip ‘Benz’, ku është djegur plotësisht.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY