EMRAT/Deputetët që votuan për Maqedoninë Veriore, përjashtohen nga VMRO

EMRAT/Deputetët që votuan për Maqedoninë Veriore, përjashtohen nga VMRO

126
0
Shares

VMRO-DPMNE ka përjashtuar nga grupi parlamentar shtatë deputetët që votuan pro ndryshimeve kushtetuese në Maqedoni.

Kreu i VMRO-së Hristijan Mickoski para pak minutave ka mbajtur një konferencë të jashtëzakonshme pas votimit që ndodhi për ndryshimet kushtetuese në parlament.

Ai ka deklaruar mes tjerave se nuk e pranon këtë votim dhe se e gjitha është bërë nën kërcënime dhe blerje me vet faktin dhe mënyrën se si janë dërguar deputetët në parlament ndërkohë që ka përmendur edhe njësitë speciale të cilat sipas tij ishin vënë në lëvizje.

Ndërkohë që komiteti qendrorë i VMRO-së thekson Mickoski i’u ka bërë kërkesë komiteteve lokale që të ndalojnë pjesëmarjen në parti të shtatë deputetëve që votuan pro ndryshimeve kushtetuese dhe largimin e tyre nga partia.

Dua të shpreh falënderim ndaj deputetëve që nuk u përkulën kundrejt kërcënimeve dhe shantazheve. Dita kur duhej të votoheshin këto ndryshime u shndërrua në gjah ndaj deputetëve. Deputetë që votuan pro ndryshimeve, unë si person nuk mund t’i arsyetoj, ata ndoshta kishin qëllimet e tyre, por unë nuk mund t’i arsyetoj.

Shtatë deputetët që votuan kundër qëndrimit të partisë dhe vullnetit të qytetarëve, më dëshpëruan mua, edhe pse kjo nuk është me rëndësi, por është e rëndësishme se dëshpëruan partinë dhe qytetarët. Për këtë arsye Komiteti i VMRO-së mbajti mbledhje dhe përjashtoi 7 deputetët që votuan pro ndryshimeve”, deklaroi Mickoski.

Deputetët e përjashtuar janë: Kërste Mukovski, Elizabeta Kançeska-Milevska, Nola Ismaillovska, Ljuben Arnaudov, Emilija Aleksandrova, Sashe Vasilevski..

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY