Qytetari që shau Ramën në Korcë dhe lavdëroi Blushin, dalin të dhënat

Qytetari që shau Ramën në Korcë dhe lavdëroi Blushin, dalin të dhënat

157
0
Shares

Lajmi që u dha sot nga ish-Kryeministri Berisha se një qytetar është dhunuar nga rojet e Ramës u konfirmua pak kohë më pas edhe nga zyrtarë të policisë së Korcës.

Sot në mesditë Berisha postoi një mesazh nga qytetari dixhital:

“Pershendetje doktor,Edi Rama zgjodhi te na uroje Krishtlindjen ne Korçe duke dhunuar ne qytetar, sot perballe me spitalin e korces bodigardet e edi rames si dhe forca t policis kane dhunuar dhe kane shoqeruar per n polici 1person i cili ka hedhur batuta kunder edi rames”

Mësohet se qytetari është një taksixhi në të zezë që punon para spitalit. Kur Ka kaluar Rama ai ndodhej pikërisht atje por nuk ka duruar dot pa e sharë nga larg.

Taksixhiu N.D ka thirrur “Poshtë Rama”, “Blushi do trimfojë”.

Thirrjet e taksistit janë konfirmuar edhe nga Panorama e cila shkruans e taksixhiu i ëhstë drejtuar me fjalët “ti je kriminel, ti numeron vdekjet e njerzve, je si Arafati. Ben Blushi eshte intelektual dhe ai do ta tregoje qejfin ty”

Ne kete moment, ka qene shefi i Rendit ne Korce, Mariglen Jacellari dhe badigardet qe shoqerojne Ramen e kanëlarguar qytetarin duke e hypur më pas me forcë në fugonin e policisë.

Burimet policore nga Korca thanë se qytetari nuk është ndaluar por vecse i është bërë një shëtitje me furgon për disa minuta ku edhe mendohet të jetë keqtrajtuar sërish.

Vetë taksixhiu eshte paraqitur ne spital ku ka shprehur pretendimin se eshte dhunuar nga badigardet e Rames. Panorama shkruan se ai ka kërkuar t’i behet edhe skaner sepse thote qe ka fraktura ne koke.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY