A u dorëhoq ministri grek për shkak të Shqipërisë? Prokuroria në Athinë...

A u dorëhoq ministri grek për shkak të Shqipërisë? Prokuroria në Athinë nis lëvizjet

132
0
Shares

Këtë të premte Top Channel bëri publike disa informacione të forta në lidhje me aktivitetet sekrete që kryen Greqia në territorin shqiptar, përfshi këtu dhe blerjen me para të portaleve, gazetarëve e madhe dhe zyrtarëve të lartë.

Sipas informacioneve të Top Channel, edhe dorëheqja e ish Ministrit të Jashtëm Nikos Kotzias ka ardhur pikërisht për shkak të përplasjeve të tij me Ministrin e Brendshëm Pamenos në lidhje me këto fonde sekrete. Sipas Pamenosit, Kotzias kishte shpërdorur miliona euro në pagesa e blerje në Shqipëri.

Fill pas publikimit të këtyre informacioneve Prokuroria e Athinës ka nisur një hetim penal për akuzën e shkeljes së sekretit shtetëror.

Nga ana tjetër në Shqipëri ende nuk ka një reagim zyrtar në lidhje me këto zhvillime shqetësuese. I vetmi që ka reaguar ka qenë kreu i PDIU-së Shpëtim Idrizi, i cili është shprehur se e ka bërë publik rrezikun e blerjes me para “të fshehta” që në muajin janar.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY