I vodhi shqiptarit nga Kosova 800 euro, arrestohet polici i burgut të...

I vodhi shqiptarit nga Kosova 800 euro, arrestohet polici i burgut të Fushë Krujës

179
0
Shares

Një polic në burgun e Fushë Krujës ka rënë në prangat e policisë me akuzën e vjedhjes.

I arrestuari është shtetasi Sokol Pjetërgjoka.

Ky i fundit dyshohet se ka vjedhur një shtetasi kosovar 800 euro, të cilat i janë gjetur në kasafortën e burgut .

Shtetasi kosovar e denoncoi humbjen e parave dhe sipas përshkrimit të dhënë u bë i mundur dhe identifikimi i Pjetërgjokës.

Si ndodhi ngjarja
Kosovari e mori me mjetin e tij dhe e çoi në vendin e punës, policin. Në automjet udhëtonin edhe dy shtetas të tjerë, kosovarë.

Kur ka zbritur, punonjësi i policisë ka marrë edhe çantën e njërit prej kosovare që ishin në makinë. Pas denoncimit të shtetasit kosovar, polici është mbajtur nën vëzhgim.

Sendet e vjedhura u gjetën në kasafortën në vendin e punës së Policit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY