Laboratori i drogës në Has, policia e Kukësit jep informacionet e para...

Laboratori i drogës në Has, policia e Kukësit jep informacionet e para zyrtare

221
0
Shares

Ka disa orë që në media qarkullon lajmi se në në fshatin Brenog të Hasit është zbuluar një laborator i drogës, e cila dyshohet se shërbente për prodhimin dhe përpunimin sintetik të drograve të fortave.

Mediat kanë dhënë detaje të reja, hap pas hapi. Sipas mediave, mësohet se laboratori u zbulua nga policia lokale e Hasit mbrëmjen e djeshme, ndërsa janë ndaluar disa persona. Është sekuestruar gjithashtu dhe një sasi e konsiderueshme heroine e përpunuar.

Ndërkohë që policia e Kukësit ka reaguar para pak minustash, zyrtarisht pas publikimit të informacioneve nga mediat.

Zyrtarisht bëhet e ditur se Drejtoria Vendore e Policisë Kukës në bashkëpunim me agjencitë e tjera ligjzbatuese dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës kanë zhvilluar një operacion antidrogë ku është zbuluar një objekt që dyshohet se përdorej për përpunim të drogave të forta.

Në njoftimin e policisë, thuhet se për detaje të operacionit Policia e Shtetit, Prokuroria dhe agjencitë ligj zbatuese në ditet në vijim do të kenë një konferencë të përbashkët për mediat për operacionin që zhvillohet në qarkun e Kukësit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY