Publikuan fotot me armë gjahu dhe kafshë të egra të vrara, në...

Publikuan fotot me armë gjahu dhe kafshë të egra të vrara, në pranga 6 korçarët

152
0
Shares

Policia e Shtetit ka arrestuar 6 persona pas një postimi që ata kishin bërë në rrjetet sociale.

Bëhet fjalë për 6 korçarë të cilët kishin publikuar në rrjetet sociale, foto me armë gjahu dhe me kafshë të egra.

Policia deklaron se lidhur me foton e publikuar në rrjetet sociale, ku shfaqen 6 shtetas me një mjet tip fuoristradë, me dy armë gjahu dhe kafshë të egra të vrara, shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë dhe Kolonjë, kanë kryer verifikimet përkatëse, identifikimin dhe shoqërimin e shtetasve të mëposhtëm:

– E.L, L.Ç, S.G, banues në Korçë;
– L.M, banues në fshatin Polenë,
– A.D dhe D.D, banues në fshatin Leshnjë, Kolonjë”.

Në bazë të ligjit “Për shpalljen e moratoriumit të gjuetisë” u bë bllokimi i armëve të gjahut, së bashku me lejet përkatëse dhe vërtetimet mbi regjistrimin e armëve. Inspektorati i Pyjeve dhe Mjedisit ka ndëshkuar me masë administrative dy prej shtetasve.

 

Policia e Korçës iu bën thirrje qytetarëve të denoncojnë falas në numrin 112 çdo rast të gjuetisë së paligjshme, duke garantuar reagim të shpejtë dhe vënien përpara përgjegjësisë të çdo shkelësi.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY