Dorëheqja e Nikos Kotzias, çfarë ndodhi në të vërtetë? Kriza e Athinës

Dorëheqja e Nikos Kotzias, çfarë ndodhi në të vërtetë? Kriza e Athinës

115
0
Shares

Në shenjë proteste kundër partnerit populist, pjesë e koalicionit qeverisës, ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias dha dorëheqjen të mërkurën.

Por pse duhej të largohej ministri i Jashtëm?

Si shkak për largimin e ministrit shërbeu një grindje mes Kotzias- që nuk është pjesë e Partisë së majtë, Syriza – dhe ministrit të Mbrojtjes, populistit të djathtë, Panos Kamenos gjatë një mbledhjeje të kabinetit qeveritar grek. Bëhej fjalë për sheshimin e grindjes për emrin me Maqedoninë përmes Marrëveshjes së Prespës, të cilën Kotzias e reklamon si sukses të tij, dhe Kamenos e refuzon. Kryeministri Tsipras heshti gjatë grindjes mes dy ministrave.

Kompromisi me Maqedoninë nuk rrezikohet apo jo?

Kryeministri grek nuk vë pikëpyetje mbi marrëveshjen për emrin pas dekadash grindjeje mes Athinës dhe Shkupit. Përkundrazi: Vendimi për të marrë përsipër edhe postin e ministrit të Jashtëm e nënvizon edhe më fort vendosmërinë e tij për “marrëveshjen historike”, tha vetë Tsipras në televizionin shtetëror, ERT. Për kujtesë: Me iniciativën e Kotzias, Athina dhe Shkupi mundën të arrinin një kompromis në grindjen e gjatë për çështjen e emrit.

Fillim i ri në marrëdhëniet ruso-greke?

Mbetet e hapur pyetja, nëse tani do të ketë edhe një riorientim të politikës së jashtme të Athinës. Sipas politologut Filis, nuk priten lëvizje tektonike, me një përjashtim: “I mundshëm është një riafrim me Rusinë. Pas dëbimit të dy diplomatëve rusë në korrik, ka pasur grindje mes Athinës dhe Moskës. Kotzias nuk ka bërë asgjë për të çtensionuar gjendjen. Përkundrazi ai i ka provokuar rusët me deklarata thumbuese.”

SHKRIMI I PLOTË

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY