Basha “kërcënon” Ramën: Pas humbjes në zgjedhje, do ta çojmë në burg

Basha “kërcënon” Ramën: Pas humbjes në zgjedhje, do ta çojmë në burg

113
0
Shares

Lideri i opozitës Lulzim Basha ka bërë një deklaratë të fortë këtë të enjte në “Opinion” duke thënë se PD do të vijë në pushtet me zgjedhje dhe se qëllimi i opozitës do të jetë, që ta çojë në burg kryeministrin për krimet që ai ka bërë në qeverisje.

Pretendimin e Ramës se kryedemokrati i ka kërkuar pushtet në tavolinë, Basha i është përgjigjur duke thënë se kjo është një ndër format e mashtrimit që përdor kryeministri.

-I keni kerkuar pushtet ne tavoline?

Basha:Në rrradhë të parë kjo është një mashtrim, si mund të merret pushteti në tavolinë?!

-Se kuptoj mënyrën sesi ja keni thënë

Basha: Po pra ështënjë mashtrim nga një njeri që nuk ka as vullnetin që të përpiqet të bëjë sikur qeverisë. Është angazhuar të bëjë sa më të pabesueshëm opozitën, ka angazhuar analistë, medi e madje edhe pseudodemokratë që të minojnë punën e opozitës.

Shpresa e vetme dhe investimi i vetëm i Ramës është të godasë besueshmërinë e opozitës. E bën duke pretenduar se ka akoma një marrëveshjes mes meje e tij, dy duke thënë se unë I paskemi kërkuar pushtet në tavolinë si dhe 3, duke thënë lloj lloj mashtrimesh.

PD do të vijë në pushtet me votën e qytetarëve. Nuk ka për të patur asnjë lloj marrëveshje me Ramën. Qëllimi jonë është largimi nga politika dhe çuarja e tij përpara drejtësisë për krimet që ai dhe qeveria e tij kanë bërë

-Po pse nuk e coni në prokurori?

Në cilën prokurori? Në prokurorinë e Prelës e Markut?! Edhe Arta Marku do të dalë para drejtësisë!/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY