Berisha: “Me zgjedhjet e Ramës nuk fitohet, duhet vetëm me revoltë popullore”

Berisha: “Me zgjedhjet e Ramës nuk fitohet, duhet vetëm me revoltë popullore”

129
0
Shares

Ish kryeministri Sali Berisha e sheh të vështirë marrjen e pushtetit përmes votës pasi sipas tij derisa në krye të qeverisë të qëndrojë kryeministri Rama, nuk mund të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Në një intervistë për Tvklan, Berisha u shpreh se e vetmja mënyrë për të rrëzuar Ramën është revolta popullore, që shqiptarët të bëhen bashkë dhe të rrëzojnë me revoltë kryeministrin.

“Duhet përmbysje popullore me një revoltë popullore. Nuk mund t’i kundërvihem një qeverie teknike që ta çojë vendin në zgjedhje, por sërish kjo më duket një ide utopike.”-tha Berisha.

Berisha e cilëson si një marrëzi deklarimin e Ramës se “Babalja” ishte një trillim i Partisë Demokratike. Ish kryeministri hodhi poshtë dhe pretendimin e bërë disa javë më parë nga kreu i qeverisë, i cili tha se Lulzim Basha i kishte kërkuar pushtet në tavolinë. Më tutje Sali Berisha është shprehur se Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj e ka në dorë kryeministrin Rama.

 “Rekordet e mashtrimeve e trillimeve të kallam dështakut janë të pafundme. Ska kurrë shans që të ndajnë pushtetin PD me Edi Ramën. PD është e vendosur të vijë me votën e lirë të qytetarëve dhe ky është themeli i kësaj partie. Unë deklaroj nga ana tjetër se në mënyrë absolute nuk ka votë të lirë pa përmbysjen e Edi Ramës.

Rama flet për konspiracion duke akuzuar Bendon që e propozoi vetë në krye të Shik-ut. Shik ka një veprimtari konstante anti- drogë e anti- krim, por janë fiksacionet e një njeriu të sëmurë që e bëjnë atë të akuzojë një institucion që ka përdorur njerëz për të shkuar drejt trafikantëve dhe trafikut të drogës. Ky Geron Xhafën e shpall të barzvlefshëm me Fatzi Xhafën, sepse Fatzi Xhafa e ka në xhep Edi Ramën.”-tha Berisha.

Në lidhje me paketën anti- shpifje, Sali Berisha ka dhënë një qëndrim mjaft të fortë kundër.

“Paketa anti-shpifje është një kthim tek xhelatët e fjalës së lirë, tek baballarët e tij shpirtërorë. Tek babai i tij që për fjalën firmoste varjen në publik të poetëve. Edi Rama është kthyer në origjinë. Të më gjejë një vend ai të BE-së ku janë dënuar gazetarët!”-tha Berisha.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY