Berisha: Vettingu në politikë e ndihmon SPAK-un dhe Reformën në drejtësi

Berisha: Vettingu në politikë e ndihmon SPAK-un dhe Reformën në drejtësi

115
0
Shares

Në një intervistë për Tvklan, ish kryeministri Sali Berisha ka mbrojtur nismën e opozitës për një vetting në politikë, duke u hedhur poshtë akuzat e maxhorancës se kjo lëvizje kërkon të godasë reformën në drejtësi.

Sipas Berishës në të kundërt, vettingu në politikë e ndihmon reformën e veçanërisht iunstitucionet që pritet të krijohen prej saj dhe që janë të specializuara në goditjen e korrupsionit të zyrtarëve të lartë, ashtu siç është dhe SPAK (Struktura e Posaçme Anti-Korrupsion)

“Vettingu në politikë e ndihmon SPAK-un, pasi I jep një lëndë shumë të përshtatshme hetimi pë rata që janë mëkatarë. Vettingu jo vetëm që s’e pengon por e ndihmon shumë SPAK-un.”-tha Berisha.

Ish kryeministri shtoi se tashmë është e qartë për shqiptarët dhe vetë ndërkombëtarët se Shqipëria po drejtohet nga familje mafioze.

“PD nuk e ka qëllim në vetvete largimin nga parlamenti, por PD ka arritur tashmë besoj t’u faktojë shqiptarëve se kjo qeveri është e lidhur me krimin në njëmijë fije. Ku mund të imagjinohet në planet një qeveri e hipur në shpinë të Alizotit, një dëshmitari që pret të bëjë një vit burg dhe të marrë 100 mijë euro të premtuara nga qeveria. Opozita u ka shërbyer shqiptarëve por edhe komunitetit ndërkombëtar.

Nuk është e rastit që Komisioni Evropian hoqi datën për hapjen e negociatave. U kuptua në nivelet më të larta se Shqipëria qeveriset nga familjet mafioze. Shqiptarët duhet ta dinë që nuk kanë asnjë perspektivë evropiane me në krye të qeverisë këto familje.”-tha Berisha.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY