VIDEO/ Avioni rus, ja dyshimet pse mund të ketë rënë

VIDEO/ Avioni rus, ja dyshimet pse mund të ketë rënë

78
0
Shares

Një avion rus i llojit Tu-154 është rrëzuar ditën e sotme në Detin e Zi, 20 minuta pasi u ngjit në fluturim për në Siri.
Sipas “Russian Today”, avioni kishte në bord 75 muzikantë të asamblit të ushtrisë, 9 gazetarë dhe 8 pjesëtarë të ekuipazhit. Ekipet e shpëtimit janë duke kërkuar në zonën ku u rrëzua avioni, raportojnë mediat ruse.
Disa pjesë të avionit janë gjetur mbi det dhe besohet se nuk ka të mbijetuar.
Mësohet se ai do të udhëtonte drejt provincës siriane të Latikës. Avioni u nis nga Soçi tha një burim i Ministrisë së Mbrojtjes në Rusi.
Po kështu, mediat ruse thonë se dyshohet se avioni është rrëzuar për shkak të gabimit të pilotit, ose prej një defekti teknik.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY