Artur Bushi nga Prokuroria: Ja me çfarë e vërtetoj që nuk kam...

Artur Bushi nga Prokuroria: Ja me çfarë e vërtetoj që nuk kam qenë në komisariat atë ditë

184
0
Shares

Artur Bushi qëndroi për 40 minuta brenda në Prokurorinë e Tiranës. Sot ai ishte thirrur për të dhënë dëshminë lidhur me çështjen e Xhisielës.

Emri i tij u përmend gjatë denoncimit të ish-oficerit Emiljano Nuhu i cili tha se ai ishte një ndër personat që e kërcënoi me jetë për të mos e bërë publike rastin, ku përfshihej djali i deputetit Rrahman Rraja.

Para gazetarëve, Bushi u shpreh i sigurt se nuk ka qenë në ambjentet e komisariatit ashtu siç Nuhu e akuzon.

I pyetur nga gazetarja e Fax News sesi do ta vërtetojë këtë, ai u përgjigj se mund të vërtetohet lehtësisht nga tabulatet telefonike.

“Në mënyrë kategorike nuk kam qenë. Kjo mund të vërtetohet lehtësisht nga tabulatet telefonike. Ka prova, ka dëshmitarë që kanë qenë prezent brenda në komisariat atë ditë.” –tha Bushi.

Artur Bushi, Kreu i Bashkise se Krujes te Krimet e Renda

Publiée par Fax Web sur Jeudi 18 octobre 2018

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY