I dërguan letër Arta Markut, nxirret nga zyra Shoqata Antikomuniste e të...

I dërguan letër Arta Markut, nxirret nga zyra Shoqata Antikomuniste e të Përndjekurve

171
0
Shares

Ministria e Drejtësisë i ka kërkuar Shoqatës Antikomuniste të të Përndjekurve Politikë të lirojnë zyrën që ndodhet në ambientet e saj përballë kryeministrisë.

Këtë lajm e ka bërë vetë të ditur kryetari i kësaj shoqate, Nebil Çika. Pikërisht në ditën e lindjes së diktatorit Enver Hoxha, Ministria e Drejtësisë e justifikon këtë me arsyetimin se ‘vë në rrezik sigurinë e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit dhe Komisionari Publik të Vettingut’.

Çika thotë se kjo shkresë mbërriti vetëm dy ditë pasi i dërgoi një letër të hapur Prokurores së Përgjithshme të Përkohshme Arta Marku ku denoncoi bllokimin nga Prokuroria e Krimeve të Renda e regjistrimit dhe të hetimit të kallëzimit penal për krime kundër njerizimit dhe gjenocid.

Reagimi i plotë i Shoqatës:

Në pritje të një përgjigje për arsyet dhe qëllimet e bllokimit për bllokimin nga ana e Prokurorisë se Krimeve te Renda të kallëzimit tonë për krime kundër njëzimit dhe gjenocid për Masakrën e Bombës në Ambasadën Sovjetike depozituar në 26 shkurt të vitit 2018, Ministria e Drejtësisë ka zgjedhur një mënyrë komuniste komunikimi të ngjashëm me praktikat e dëbim-internimit gjatë diktaturës komuniste.

Ministria e Drejtësisë i ka dërguar në datën 16–tetor pikërisht në ditëlindjen e diktatorit komunist Enver Hoxha, një shkrese drejtuar Shoqatës Antikomuniste të të Përndjekurve Politike të Shqipërisë ku urdhëron largimin nga selia qendrore në bulevardin Dëshmorët e Kombit në Tiranë. Sipas Ministrisë së Drejtësisë qëndrimi ynë në këtë ambient ‘vë në rrezik sigurinë e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit dhe Komisionari Publik të Vettingut’ të cilët i kanë zyrat në një godine me ne, në Kryesinë e Kuvendit t Shqipërisë.

Kujtojmë se selia jone është në këtë vend me VKM që në vitin 1994 të ndryshuar në vitin 1998. Logjikisht e ligjërisht duhet që një VKM tjetër të ndryshojë të parën dhe të rregullojë sistemimin tonë por ne nuk kemi asnjë dijeni për një vendim të tille.

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka këtu që prej me shumë se 6 muaj ndërkohë që në të njëjtën ndërtesë janë edhe institucione të tjera të rëndësisë së veçantë si Kryesia e Kuvendit dhe Gjykata Kushtetuese, të cilat nuk kanë shfaqur deri tani ndonjë frikë për sigurinë nga prania jonë këtu.

Në këto kushte ne kemi dyshimin e besueshëm se kemi të bëjmë me një akt të pastër të shantazhit politik që lidhet jo me praninë fizike tonë këtu por me punën, aktivitetin dhe qëndrimet tona politike.

Kjo shkrese mbërriti vetëm dy ditë pasi kryetari i Shoqatës i dërgoi një letër të hapur Prokurores së Përgjithshme të Përkohshme znj. Arta Marku ku denoncoi bllokimin nga Prokuroria e Krimeve të Renda e regjistrimit dhe të hetimit të kallëzimit penal për krime kundër njerizimit dhe gjenocid.

Me sa duket qeveria nëpërmjet ministrisë së linjës të drejtësisë ka zgjedhur mjetet komuniste të shantazhit për ti mbyllur gojën të përndjekurve antikomuniste me qëllim që ne të mos kërkojmë dënimin e krimeve të komunizmit, autorë të të cilëve janë një pjesë e konsiderueshme e politikës në pushtet drejtësisë dhe administratës shtetërore apo të afërm gjenetike të tyre.

Ky urdhër i Ministrisë së Drejtësisë konsiderohet nga ne si urdhrat e dëbim-internimit që u bëheshin njerëzve tanë gjatë diktaturës ku të ashtuquajturit armiq të komunizmit nxirreshin nga banesat dhe pronat e tyre, burgoseshin, dëboheshin e internoheshin në fshatrat e humbura e të izoluara me të njëjtin motivacion që Ministria e Drejtësisë na kërkon ne largimin nga zyra: Cenonin sigurinë e institucioneve dhe drejtuesve të diktaturës komuniste. Qartësisht me ketë shkresë, Ministria e Drejtësisë po na trajton ne ashtu si në diktaturë: ‘ armiq politik të qeverisë’.

Në këto kushte ne i kërkojmë qeverisë shqiptare të heq dorë nga këto praktika komuniste shantazhi ndaj të përndjekurve politikë antikomunistë që kanë si qëllim pengimin e punës sonë, mbylljen e gojës për krimet komuniste dhe padrejtësitë e tjera që i janë bërë e po i bëhen shtresës sonë nga komunistët dhe pinjollët e tyre politikë e gjenetikë dhe të garantojë kushtet bazike të funksionimit të Shoqatës siç janë zërat pa të cilat aktiviteti jone është i pa mundur.

I kërkojmë autoriteteve të larat shtetërore Presidentit të Republikës etj të ushtrojnë autoritetin e detyrës për të ndalur rikthimin e metodave të luftës së klasave .

I bëjmë thirrje opozitës, kreut te saj Lulzim Basha, veçanërisht deputetëve të përndjekur politike të komunizmit të reagojnë ndaj këtij shantazhi të pastër politik të qeverisë ndaj nesh.

I kërkojmë përfaqësive diplomatike perëndimore SHBA, BE etje të përdorin autoritetin dhe ndikimin e tyre ndaj qeverisë shqiptare me qëllim ndërprerjen e shantazhit politik ndaj nesh.

Garantojmë të gjithë të përndjekurit politikë antikomunistë dhe opinionin publik se pavarësisht sjelljes armiqësore që qeveria po manifeston ndaj të përndjekurve politike antikomunistë ne nuk do ta ndalojmë luftën tonë për ndëshkimin e krimeve te komunizmit, dekomunistzimin e vendit dhe të drejta e të përndjekurve politike të komunizmit.

Kryetari

Nebil Çika

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY