Kërcënimet për bastet, Vasili: Pse nuk i dërgojnë në Prokurori?

Kërcënimet për bastet, Vasili: Pse nuk i dërgojnë në Prokurori?

78
0
Shares

Kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili ka lëshuar disa thumba kundrejt deputetit të PS-së, Erion Braçe pas deklaratës së tij që  kërcënohet çdo ditë nga mbështetësit e basteve.

Vasili në rrjetet sociale, shkruan se  Rilindja është e gatshme të denoncojë shpifjet, por jo kërcënimet nga mbështetësit e basteve.

Ja çfarë shkruan Vasili në Facebook:

Keta te Rilindjes jane te gatshem te denoncojne cdo shpifje te pretenduar nga ata si e tille, por jo kercenimet e pretenduara nga mbeshtetesit e basteve.
Pse nuk i dergojne ne prokurori?
Ç’frike i ndal?
Nëse nuk i çojne eshte e qarte, qe genjejne.
Si gjithmone…”,

Kujtojmë që deputeti i PS-së, Erion Braçe një ditë më parë u shpreh se merr të paktën 20-25 mesazhe me përmbajtje të neveritshme nga njerëz të industrisë së basteve, me qëllim presionin mbi të.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY