Me 101 vota pro, deputetët në Kosovë votojnë për krijimin e Ministrisë...

Me 101 vota pro, deputetët në Kosovë votojnë për krijimin e Ministrisë së Mbrojtjes

95
0
Shares

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar sot Projektligjin për Ministrinë e Mbrojtjes.

Deputetët votuan me 101 vota pro Projektligjit.

Sipas Telegrafit, seanca e Kuvendit po vazhdon me shqyrtimin e dy projektligjeve tjera që kanë të bëjnë me transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Ushtri të Kosovës, Projektligjin për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe Projektligjin për shërbim në Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Këto projektligje, parashohin që Forca e Sigurisë së Kosovës të zhvillohet si një forcë me kompetenca dhe detyra të reja, organizim dhe funksionim të ri dhe kalimi i Ministrisë së FSK-së në Ministri të Mbrojtjes.

Ndryshe, të gjitha grupet parlamentare kanë votuar pro këtij Projektligji, me përjashtim të Listës serbe, e cila lëshoi seancën.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY