Teksa çështja është ende në hetim, djali i deputetit ndodhet në burg dhe Xhisiela mohon të jetë kërcënuar dhe dhunuar nga ai, dalin dita ditës pjesë të përgjimeve nga biseda me njëri-tjetrin.
Në përgjimet e plota të publikuara nga Gazeta Shqiptare, kuptohet se vajza është dhunuar.
Edhe në këtë bisedë dy të rinjtë duket se janë treguar të kujdesshëm, pasi shpesh duket të flasin të rezervuar, apo edhe me kode me njeri-tjetrin.
Referuar bisedës, 25-vjeçarja insiston tek ish-i dashuri i saj Rexhep Rraja se para prokurores është shprehur se i qëndron deklarimit të dhënë me vullnetin e saj dhe se nuk e ka detyruar kush.
Si pjesë e bisedës mes tyre, Xhisiela i thotë ish-të dashurit, se kanë ushtruar dhunë ndaj njeri-tjetrit disa herë, ndërsa i riu i thotë se pistoletë nuk ka përdorur ndonjëherë ndaj saj.
Pjesë nga biseda
Procesverbal mbi veprimet e përgjimit ambiental
(Mbi veprimet e përgjimit ambiental)
Veprimet e përgjimit te bisedave filluan me vendimin e datës 29.09 2018, në prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Krujë, znj. Mirela Kapo.
Përgjimi u krye në datën 29.09.2018.
Regjistrimi i bisedave u fiksua në shirit manjetik e ClD.
Gjatë kësaj kohe u regjistruan bisedat e mëposhtme.
LEGJENDA
A. Xhisiela Maloku
B. Rexhep Rraja
A. Specifikisht ka thënë që dje ka qenë e mesume prej teje se t’kan ardhë kercënime n’telefonatë kush jan ata t’ju q. .robt (E revoltur)
B. Ore deklaratën e kam dhënë kot!
A. Nuk du me ja ditë.
B. Po qetësohu ore.
A. S’du me u qetësu fare, nuk ta fal sa t’kem jetë, se e dyshova se ishte, e dyshova se ishte plan tjetër.
B. Mirë një sekond (E nderpret A-ja)
A. Jo jo e dyshova, sepse deklaratën e bone shume qartë edhe shumë bukur, e dyshova deri në momentin që nuk e mora në telefon! E dyshova deri në momentin që the hajde ke vil
B. O Zot m’fal ni sekond!
A. Tani deklaroje këtu para meje që ajo dje kur ka thënë kan ardhë kercënime ka qenë atje, në momentin qe t’ka thënë do t’bejë këtë pra ishte e mësuar prej teje.
B. Një sekond, a mbarove?
A. Po.
B. Te flas unë tashti?
A. Po, atë që të thash parë(E ndërpret B-ja)
B. A të flas unë tani të lutem!?
A. Nuk kam për të lënë.
B. He or Xhejn ma, pse bën kështu!?
A. Nuk kam pse të ngjoj!
B. O ti atë flas pak?
A. Nuk të ngjoj
B. A do flas tashti na prish ne o Xhil?
A. Jo
B. Ooo mos bëj kështu tashti
A. Ti ke arritë ke bo gjitha planet!
A. Nuk e di, pse s’e more ne pyetje?
B. Po s’e mora pra se ishe me nerva siç je tashti! Edhc tani talle, babi im m’tha- n.q.se ti i shko mbrapa, unë të bëj lanet. Edhe ti (E ndërpret A-ja)
A. Ti i ke shku deri mbramë mbrapa! Edhe unë nuk du me ja ditë, ajo aty ka ardh e msume prej teje.
B. Ku i shkova mbrapa ore!
A. Ajo aty ka ardhë e m’sume prej teje!
B. Ore një sekond!
B. Ngjo një sekond!
A. Po te ngoj o po te ngioj!
B. Mos bërtit (Debatojnë të dy njëherësh) Ore e ke leshu ti deklaratën!?
A. Jo.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/