Zagani i jep përgjigje Ballës pas akuzave ndaj tij: Gënje më bukur...

Zagani i jep përgjigje Ballës pas akuzave ndaj tij: Gënje më bukur se le nam

158
0
Shares

Ish-oficeri i antidrogës, Dritan Zagani, ka reaguar pas akuzave të Taulant Ballës në emisionin ‘Opinion’.

Ai ndodhet në azil politik në Zvicër pas denoncimit të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

Zagani i ka kthyer përgjigje lidhur me akuzat e realizimit të videos së Emiljano Nuhut, ish-nënkomisari që denoncoi rastin e Xhisiela Malokut, apo se ka rrahur deputetin Genc Pollo për llogari të Berishës.

Reagimi i plotë

“Ta marrë vesh dhe ky Taulant Balla, që unë këtu te ky shteti ku jam, kam kërkuar mbrojtje për familjen dhe nuk kam blerë ndonjë protektorat, ndaj të gënjejë pak më bukur se la nam…!

Video e Nuhut o Zoti Taulant Balla është realizuar me skype, dhe nga kompjuteri im personal, dhe këtë ta provoj kur te duash që ti gënjen në mënyrën më të ulët që mund të gënjejë një skizofren, meqë e sapo të dëgjova live që gënjeve se është e përgatitur nga PD,dhe mësoje njëherë e mirë ti dhe ata si ti që nuk lini rast pa me lidhur me politikën sa herë u del zbuluar zullumi që ju bëni cdo ditë, unë skam qenë, s’jam dhe s’do jem sa të kem jetë lidhje e politikës, e aq më pak e PD….!

E kam dëgjuar këtë të marrë kohë më parë të deklaronte në parlament në sherret e tij me opozitën kur tha që unë isha ai që kisha rrahur deputetin Pollo për llogari të Berishës, u skandalizova nga kjo fantagenjeshtër por thashë ia do halli budallait dhe fantazon ose dikush është tallur me të duke i tregu përralla me fantashkencë,por sonte jam bindur që ky qenka edhe më i trashë nga sa mu duk dikur…!

Na je dhe përfaqësues i popullit…ti je turpi i të gjithëve ne shqiptarëve dhe paske qenë vërtet gënjeshtar kronik…!”,

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY