Policia e Matit përgenjështron veten, nuk është vetplagosje dhe arreston autorin

Policia e Matit përgenjështron veten, nuk është vetplagosje dhe arreston autorin

208
0
Shares

Policia e Matit përgenjështroi zyrtarisht veten në ldihje me plagosjen në oborrin e shtëpisë së tij të kreut të PD-së, për Ulëzën, Xhovalin Rica.

Sipas njoftimit të policisë, rreth orës 19.50, Policia e Komisariatit Mat, ka marrë informacion se në fshatin Bushkash, Mat, dyshohet se ishte vetëplagosur me armë gjahu shtetasi Gj.R, 50 vjeç (e deklaruar si vetëplagosje paraprakisht nga i dëmtuari)

Nga dyshimet e krijuara nga grupi hetimor, si dhe nga këqyrja e vendit të ngjarjes dhe mekanizmit të ngjarjes u krijua bindja se shtetasi Xh. R. nuk ishte vetëplagosur.

“Si rezultat i një pune të mirëorganizuar dhe në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, Policia e Matit ka bërë të mundur kapjen e shtetasit:

Agustin Braca, 59 vjeç, banues në fshatin Stojan

Ai dyshohet se për motive të dobëta ka plagosur me armë gjahu çifte shtetasin Xh. R. në ambjentet e jashtme të banesës së tij.

Autori i dyshuar u kap në fshatin e tij në Stojan. Në banesë iu gjet dhe sekuestrua arma e përdorur nga autori.

Për kapjen e tij  u angazhuan 15 forca policie”, thuhet në njoftimin e policisë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY