Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Elbasan bënë arrestimin në flagrancë Orest Xharja, 32 vjeç , banues në fshatin Balldren.
Ky person u arrestua nga efektivat e policisë pasi në banesë gjatë një konflikti për motive të dobëta dyshohet të ketë ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, V. Xh., 33 vjeçe
Si pasojë V. Xh., dyshohet të konsumuar një sasi medikamentesh mjekësore,për ti dhënë fund jetës dhe ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Dhuna në familje ” dhe “Shkaktimi i vetëvrasjes mbetur në tentativë” parashikuar nga nenet 130/a/1/2 dhe 99 e 22 të Kodit Penal.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/