Pas debatit në apartament, studenti vret 20-vjeçaren që njohu online

Pas debatit në apartament, studenti vret 20-vjeçaren që njohu online

222
0
Shares

Një student indian është arrestuar për vrasjen e modeles 20-vjeçare para se ta fusë trupin e saj në valixhe e ta hedhë në rrugë.

I dyshuari, i identifikuar si Syed Hasan është arrestuar pasi trupi i pajetë i Mansii Dixit u gjet të hënën në Malad, Mumbai.

Policia tha se modelja ishte shpërngulur kohët e fundit në qytet pasi synonte të bëhej modele. Ajo u njoh me Syed nëpërmjet internetit.

Të dy ishin në apartamentin e Syed kur debatuan dhe ai e goditi me një objekt të mprehtë. Besohet se pasi e vrau, futi trupin e viktimës në një valixhe  dhe e la në cepin e një rruge të qetë në Malad.

Kanë nisur hetimet për të zbuluar se çfarë e shkaktoi debatin mes çiftit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY