Mat/ Kryetari i PD-së plagoset në oborrin e shtëpisë , policia manipulon...

Mat/ Kryetari i PD-së plagoset në oborrin e shtëpisë , policia manipulon ngjarjen

171
0
Shares

Disa të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e sotme në Mat, në fshatin Bushkash.

Burimet bëjnë të ditur se, Gjovalin Rica, kryetari i Grupseksionit të PD në Ulëz është plagosur me armë në oborrin e shtëpisë së tij.

Policia manipulon rrethanat e ngjarjes dhe e servir lajmin për mediat si vetëplagosje.

Burimet nga vendi i ngjarjes bëjnë të ditur se Rica ka qenë në oborrin e shtëpisë së tij kur është qëlluar me çifte nga një person dhe ka mbetur i plagosur rëndë.

Të njëjtat burime bëjnë të ditur se Gjovalin Rica ka qenë në një lokal me një person sot në mesditë dhe kanë bërë debate. Dyshohet se personi që ka qenë në lokal me Ricën mund ta ketë qëlluar me çifte. Policia e njeh personin që qëlloi me armë ndaj kreut të PD-së Ulzës, por e ka lënë të lirë duke e cilësuar krimin si vetëplagosje.

I plagosuri Rica është nisur drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY