Krim brenda familjes shqiptare, vajza akuzon djalin e xhaxhait për vrasjen e...

Krim brenda familjes shqiptare, vajza akuzon djalin e xhaxhait për vrasjen e të atit

182
0
Shares

Gjithçka nisi në vitin 2013’ën. Po këtë vit Gjakova u trondit  nga vrasja që ndodhi në familjen Ahmeti në Smolicë. 29-vjeçari Ali Ahmeti, u vra me tre plumba nga axha i tij, Abaz Ahmeti. Ky i fundit gjendet në burg duke e vuajtur dënimin për krimin e bërë. Ndërkohë që të dy familjet që kanë të të njëjtin gjak, ende ndodhen në hasmëri me njëra-tjetrën.

Por siç duket, konflikti brenda kësaj familjeje ka vazhduar edhe përgjatë këtyre pesë viteve të fundit duke bërë që të dielën e 14 tetorit të këtij viti të vritet Haxhi Ahmeti, 61-vjecar me  eksploziv në pragun e shtëpisë së tij në Smolicë të Gjakovës. Haxhisë vite më parë i ishte vrarë djali nga vëllai i vet. E familja e Haxhiut të ndjerë, po e akuzojnë familjen e axhës së tyre se u vrau babain të dielën duke paguar njerëz për t’ia montuar eksplozivin në derën e shtëpisë.

Në një rrëfim ekskluziv për Gazetës Express, vajza e të ndjerit (Haxhiut), Fatime Ahmeti ka treguar detaje rreth kësaj ngjarjeje.

Ajo ka shpjeguar se si familja e saj beson  se konflikti i nisur pesë vite më parë brenda familjes përfundoi me vrasjen e babit të saj, Haxhi Ahmetit gjatë së dielës.

Fatimja për Express, përgjegjës për vrasjen e babait po e bënë djalin e axhës së saj Bajram Ahmetin. Ajo thotë se Bajrami për këtë punë ka paguar njerëz që ta bëjnë.
E bija e të vrarit, Haxhiut, po i hedhë poshtë lajmet se prindi i saj mund të jetë marrë me fajde.

“Baba jem asnjëherë nuk është merr me para me fajde. Kjo vrajse u ba me pagesë. Babën  tem e ka vra djali i axhës (Bajram Ahmeti), që është ka rrin këtu, në Kosovë. Ky është merr me para me fajde e jo na. Ky kurr nuk ka punu, qiky është merr me pare me fajde. Babën unë që 25 vite e kam në Gjermani. Nuk ka pasë se qysh me u merr me fajde”, ka deklaruar ajo për Express.

Ajo thotë se për vrasjen e vëllait të saj nga axha, Abaz Ahmeti (i cili gjendet në burg për vrasjen e nipit), është kërkuar disa herë që t’i falet gjaku. Por familja e saj nuk ka pranuar.

E gjatë këtij viti, djali 24 vjeçar, i Haxhit të ndjerë, i kishte dal në pritë me revole kushërinjve të tyre të cilët ia vranë vëllain para pesë viteve. Ai kishte gjuajtur me armë në drejtim të djalit të axhës së tij.

I riu, tashmë është në vuajtje të dënimit prej dy vite e gjysmë për veprën penale ‘Tentim Vrasje’. E këtë punë, Fatimja po thotë se vëllai i saj e ka bërë nga frika.

“Para disa muajve vëllai im (24 vjecar), ky që është gjallë, nga frika se mos po e vrasin këta të axhës pasi që vinin në fshat shumë shpesh, u ka dal në rrugë dhe ka gjuajtur me armë djalin e axhës, por, vëllai këtë punë nuk e ka bërë për ta vrarë por vetëm për ta frikësuar ka gjuajtur, por ata nuk i ka rrokë asnjë plumb”, thotë ajo.

Për vrasjen e babai të saj, ajo thotë se para disa kohëve, familja ishte paralajmëruar nga djali tjetër i axhës i cili gjendet në Gjermani. Ajo ka shpjeguar se djali i axhës përmes telefonit e kishte thirre babin e saj duke i thënë, kujdes së kanë me të vra.
“Tash pas qëtij rasti ka thirrë vëllai i qatij që e ka gjujtë vëllavi (djali i axhës) edhe ju ka thanë babës tem “të lutem ruju se djali jem është ka don me të vra me pagesë. Baba i ka thanë nuk kamë ku shkojë përtej shpisë teme. Djalin ma keni vra. Baba nuk besojke”, rrëfen ajo.

Vajza e Haxhi Ahmetit të vrarë me eksplov të dielën, ka shpjeguar për Express, në detaje për konfliktin e nisur para pesë viteve në mes të dy vëllezërve, Haxhiut e Abazit. Ajo thotë se vëllain ia mbyti axha në 2013’tën me tre plumba pas shpinës.

“Unë jam çika e Haxhisë e motra e Alisë. Para katër  viteve, vëllai ka ardhë në shpi me hangër bukë. Ka hangër, i ka ba telefoni, e ka thirë axha, na jemi kanë tu hi e tu dalë. U shku vëllai me nejtë. Vëllain e kanë vra kur ka dalë me i veshë këpucët. Sipas atyne, ngjarja ka pas të bëjë për tokë dhe për njëfarë Mark Avdyli. Demek vëllai jem u ka thënë atyre pse keni shku në varrim të Mark Avdylit. Dmth këtu kishe janë nisë fjalët, jo pse ke shku edhe e kanë vra djalin për qef, për inati axha mas shpine me tre plumba”, rrëfen ajo duke aluduar që edhe babanë ia vranë familja e axhës.

Për gjithë këtë punë, Fatimja, thotë se do të jap deklaratë edhe në policinë e Kosovës duke shpresuar që rasti të zbardhet.

Gazeta Express, që nga e diela është duke raportuar për këtë rast. I ndjeri, Haxhi Avdyli, ka një javë që kishte ardhur në Kosovë për t’i kaluar disa ditë të pushimit pas një operacioni në këmbë që e kishte bërë në Gjermani së fundmi.

Por ai të dielën, gjatë orëve të para të mëngjesit u vrit me një eksploziv i cili i ishte montuar në kutinë e postës mbi derën e shtëpisë nga persona ende të panjohur për policinë e Kosovës.

Kjo vrasje është cilësuar si e para e llojit të saj në të gjithë Kosovën.

Prokurori i rastit, Ali Uka deklaroi të martën për Express se ende nuk ka asnjë të re për këtë punë. Tha se presin ekzaminimet e kamerave si dhe mbetjet e eksplozivit të shpërthyer nga i cili u vra Haxhiu, 61-vjeçar.

“Ne ende jemi duke i vazhdar hetimet. Nuk i kemi intervistuar ende dëshmitarët. I ndjeri u varros dje. Andaj ne tashmë e kemi dhënë urdhrin për intervistim të familjarëve e personave të tjerë”, ka deklaruar për Gazetën prokurori i rastit.

Por tutje ai tha se zbardhja komplete e këtij rasti mund të marrë kohë. Ai tha se rol për këtë punë do të kenë edhe analizat e grimcave të eksplozivit të cilat u gjetën në trupin e Haxhi Ahmetit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY