Gazetarja për Xhisielën: Ajo me rroba firmato, unë me xhaketën dhe këmishën...

Gazetarja për Xhisielën: Ajo me rroba firmato, unë me xhaketën dhe këmishën e motrave…

242
0
Shares

Xhisiela Maloku, ndonëse kërkon që mediat të mos merren me jetën e saj, mënyra si ajo ekspozohet dhe vetë historia e saj, e bëjnë median të hulumtojë dhe zbulojë të vërtetën.

Vajza nga Fushë Krujë, e cila ka bërë 3 kallëzime në polici dhe i ka tërhequr, u shfaq sot në ambjentet e gjykatës duke i habitur të gjithë me motivin. Ajo kishte ardhur për të mbrojtur Rexhepin, djalin e deputetit, i cili është në burg për shkak të denoncimeve të saj disa muaj më parë.

Ajo çka ra në sy ishte sërish veshja e Xhisielës. Me syze dhe me rroba firmato. Një prej gazetarëve e cila ndodhej mes gazetarëve të tjerë gjatë momentit kur e reja po fliste, i ka dedikuar një status në rrjete sociale.

Ajo e quan jetën të padrejtë, teksa bën dhe një krahasim me te renë.

Postimi i plotë i gazetares Futura Tota të Ora News 

Unë dhe Xhisiela!

Teksa ajo prononcohej, unë meditoja

Ajo syzet 400 euro, unë syzet dhuratë nga vëllezërit.
Ajo rroba firmato, unë xhaketën dhe këmishën e motrave
Ajo tangërllik, unë “pjekje” në diell duke e pritur

A nuk ështe e padrejtë jeta??

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY