Daily Mail: Kopshti zoologjik i ferrit në Fier, kafshët në kafaze të...

Daily Mail: Kopshti zoologjik i ferrit në Fier, kafshët në kafaze të ndotura mezi mbahen në këmbë

461
0
Shares

Një ditë më parë, media e njohur Daily Mail publikoi një artikull në të cilën ekspozonte trajtimin e disa kafshëve në kopshtin zoologjik të Fierit.

Teksa ekspozonte gjendjen e tyre, në artikull shkruhej se luanët, zebrat dhe ujqërit mbaheshin në kafaze betoni të ndotura.

Fotografitë tregonin kafshët e kequshqyera dhe keqtrajtuara në kopshtin zoologjik në Fier, Shqipëri.

Madje, artikulli  e titulloi ‘Kopshti zoologjik i Ferrit’. Vetëm pas publikimit të këtij artikulli, ka reaguar zyrtarisht dhe ministria e Mjedisit.

Sot, Ministri i Turizmit dhe Mjedisit i Shqipërisë, Blendi Klosi, njoftoi se urdhëroi që kafshët të shpëtoheshin.

Në përgjigje të lajmeve të publikuara në Zyrën e Ditore në kopshtin zoologjik privat në Fier, urdhërova urgjentisht nisjen e Inspektoratit të Mjedisit, i cili në bashkëpunim me Policia e Fierit dhe Shoqata për Mbrojtjen e Kafshëve kanë vendosur të zhvendosin kafshët për t’i mbrojtur ata”, mësohet të jetë shprehur ministri.

Nuk dihet ende se cili është plani i ministrisë dhe se ku do të dërgohen kafshët të cilat deri pak para orësh ishin lënë në harresë dhe në kushte të tmerrshme.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY