VIDEO/Audio përgjimi: Ekspertiza ka paqartësi, prokuroria akte të paligjshme

VIDEO/Audio përgjimi: Ekspertiza ka paqartësi, prokuroria akte të paligjshme

97
0
Shares

Nënkryetar i grupit parlamentar të LSI, nga selia e kësaj force politike ka mbajtur një deklaratë për mediat.

Ai është ndalur tek audiopërgjimi për çështjen Babale dhe padinë që ai dhe kreu i grupit parlamentar të PD, Edmond Spaho kanë bërë ndaj Edi Ramës.

Ai ka lexuar deklaratën e prokurorisë, e cila dje pushoi padinë për Edi Ramën. Sipas tij, ky akt i prokurorisë është dhunim i akteve ligjore dhe turp për drejtësinë.

”Shqiptarët duhet ta marrin vesh se kryeprokurorja e konsideron kryeministrin si palë private, lidhur me ekspertizën për audio-përgjimin. Rama me provat nga privati, por që nuk i dorëzon. Nga një privat që ka bërë një analizë private”, u shpreh Vasili.

Vasili thotë se ai nuk ka bërë asnjë ekspertizë, por ka manipuluar gjithë çështjen duke paguar aktorë dhe duke paraqitur ekspertiza të rreme.

Sipas tij, prokuroria ka pranuar që ekspertiza ka paqartësi, por kërkon të mbrojë Edi Ramën.

Sot Prokuroria ka bërë një akt të shëmtuar dhe i vë vulën përfundimisht se drejtësia është e kapur nga krimi, duke e bërë reformën e drejtësisë një reformë të vdekur.

Konferencë për shtyp nga selia e LSI-së

Konferencë për shtyp nga selia e LSI-së

Publiée par Petrit Vasili sur Mercredi 17 octobre 2018

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY