Shpifja, Manjani: Rama do të mbushë nenet, por i duhen 84 vota

Shpifja, Manjani: Rama do të mbushë nenet, por i duhen 84 vota

94
0
Shares

Ish-ministri Ylli  Manjani i është referuar sjelljes së kryeministrit Rama mbrëmjen e djeshme në emisionin ‘Dritare’ ku Rama sulmoi gazetarët.

Manjani, në një postim në fb, Manjani kujton se shpifja ka qenë pjesë e Kodit Penal në Shqipëri deri në vitin 2012,duke e kaluar në një çështje që trajtohet në kuadër të Kodit Civil, siç është edhe aktualisht.

Manjani shton se për boshatisjen e këtyre neneve në kodin penal bashkoi votat edhe opozita e Ramës dhe për ti mbushur sërish këtij të fundit i duhen 84 vota, të cilat nuk i ka.

Ish-Ministri i Drejtësisë ironizon edhe OSBE-në për kalimin në heshtje të këtij propozimi.

 Reagimi i plotë

Besoj e patë dhe mbrëmë se në ç’armiqësi patologjike gjendet sot Kryeministri me lirinë e shprehjes.

Që nga koha e arrestimit të Aleksandër Frangajt e Martin Lekës, nuk kishim parë një sulm të tillë ndaj gazetarëve!

Megjithatë, sa për informacion këto nene të Kodit Penal janë bosh. U boshatisën në vitin 2012 edhe me votat e Partisë së Kryeministrit.

Ishte një nisëm e OSBE dhe e mbështetur nga BE dhe KoE. Synimi ishte i qartë: Askush nuk mund të ndëshkohet pse mendon, beson dhe shpreh ato që mendon për qeverinë dhe shtetin.

Armiku patologjik i lirisë së shprehjes, do ti mbushë prap këto nene, që janë aty që prej kohës së Enverit!

Vetëm se i duhen 84 vota…

Të fala shumë OSBE, në qoftë gjallë!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY