Deputeti i PS flet hapur: Deputetë të parlamentit janë pronarë të lotove...

Deputeti i PS flet hapur: Deputetë të parlamentit janë pronarë të lotove sportive

140
0
Shares

Në një lidhje telefonike me moderatorin KafeIN, deputeti i Partisë Socialiste, njëherësh kreu i Komisionit të Ekonomisë, Erjon Braçe ka folur rreth çështjes së fundit, për pikat e basteve.

Ai deklaron se në Parlamentin e Shqipërisë ka deputetë, që janë njëherësh pronarë të pikave të lotove sportive.

Edhe pse nuk bën publike emrat, ai për publikun thotë se ata kanë qenë pronarë të pikave të basteve dhe lotove, deri në momentin që janë bërë pjesë e Kuvendit të Shqipërisë.

Politikanë që zotërojnë të tilla biznese, më herët ka patur, sot jo, pra, dua të them se ka patur deputetë të tillë në Parlament deri vitin që janë bërë pjesë e Kuvendit, më pas i kanë dorëzuar”, është shprehur deputeti Braçe.

Duke folur për ligjin e ri të lojërave të fatit, Braçe tha se përveç një ose dy kompanive, të tjerat drejtohen nga njerëz me precedentë të rëndë penal. Gjithashtu ai deklaroi se shteti duhet ti riorganizojë këto aktivitete.

Me ligj, kazinotë duhet të zhvendosen nga zonat e banuara, nuk jam dakord me tatimit që kanë. Kam parë normat e fitimit të tyre dhe jam i llahtarisur arrijnë deri në 49%. Me këto norma duhet një tatim mbi fitimin e tyre dhe thuajse konfiskues”, u shpreh deputeti i PS.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY