Çështja ‘Babale’, mbërrin në prokurori ish-polici që intervistoi Fredi Alizotin

Çështja ‘Babale’, mbërrin në prokurori ish-polici që intervistoi Fredi Alizotin

82
0
Shares

Ish-kreu i policisë bashkiake të Tiranës, Florenc Hoxha, ka mbërritur në Prokurorinë e Krimeve të Rënda.

Ai është  thirrur për të dhënë dëshminë e tij lidhur me videon “Babale 2”, në të cilën Alfred Alizoti thotë  se është shoqëruar në Prokurori drejtori i policisë së shtetit Ardi Veliu.

Hoxha është thirrur në cilësinë e intervistuesit në atë video dhe do të pyetet se në çfarë kushtesh ka xhiruar intervistën dhe nëse ka dijeni për çështjen në fjalë. Burimet thonë se Hoxha pritet të kryejë edhe nje seancë ballafaqimi me Alfred Alizotin.

Ditën e djeshme, në Prokurori dha dëshminë e tij dhe Ardi Veliu.

Veliu është marrë në pyetje lidhur me pretendimin e Fredi Alizotit se drejtori i policisë e kishte marrë në makinë dhe i kishte ofruar para për të thënë se ai kishte luajtur rolin e Agron Xhafajt te videoja me Albert Veliun.

Ndonëse pritej, që pas reagimit zyrtar të policisë së shtetit, Drejtori i Policisë mësohet se sërish, e ka mohuar në mënyrë kategorike njohjen me Alizotin, si dhe është shprehur se nuk ka pasur asnjë takim mes të dyve.

“Nuk kam asnjë njohje dhe kontakt me Fredi Alizotin dhe nuk kam bërë asnjë ndikim. Nuk e di se përse më akuzon, gjithçka që ka thënë nuk është e vërtetë’’, mësohet që të jetë shprehur Veliu para prokurorëve.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY