Grida Duma: AKEP është vegël e kryeministrit Rama

Grida Duma: AKEP është vegël e kryeministrit Rama

291
0
Shares

Partia demokratike ka reaguar menjëherë pas deklaratave të bëra nga drejtori i AKEP, për median online. Sot drejtori i AKPE tha se nuk ka si qëllim të kërcënojë median, pasi nëse do të kishte këtë qëllim mjaftonte të zbatonte ligjin.

Sipas Grida Dumës,  AKEP është kryekëput vegël e kryeministrit Edi Rama.

Duma më tej thekson se sa i përket mediave online, AKEP jo se nuk ka zbatuar ligjin për 5 vjet, por sot po vepron pas urdhrave të Edi Ramës.

Postimi i Dumës:

Mjafton  vetdeklarimi i AKEP që drejtuesit e tij të shkarkohen menjëherë nga detyra!

Në reagim Drejtori i AKEP deklaron që nuk e kanë qëllim të kërcënojnë mediat se: “..po ta kishin qëllim do të mjaftonte zbatimi i ligjit”; pra AKEP mashtron, shantazhon publikisht mediat dhe në fund  vetëdeklaron që nuk ka zbatuar as ligjin. .

Po pse nuk i ka mbyllur nëse kështu e kërkon ligji?! Përse sakrifikojnë të shkelin ligjin zyrtarët e AKEP? Ka vetëm një arsye që i jep përgjigjë;  sepse i vlejnë më shumë ti kenë të shantazhueshëm!

Për më shumë se 5 vjet AKEP nuk paska zbatuar ligjin dhe tani nis raprezaljen e formalizimit sapo Kryeministri po i tund mediave ligjin e censurës. Është e qartë, Kryeministri dikton ata turren në raprezalje.  Është rrjedhimisht e pranuar që po veprojnë si Policia e Mendimit të Ramës.

Por a është vetë AKEP një shpifës që paguhet nga taksat e shqiptarëve?! A ka shpifje më të pastër se të kesh dokumentat e portaleve por   të botosh listën e portaleve të “pa formalizuara” duke i lincuar dhe dëmtuar publikisht vetëm për të bërë policin e Ramës.

A quhet kërcënim të linçosh dhe nxjerrësh fletërrufe publike  për portalet  pa i dërguar shkresë zyrtare secilit, ndërkohë që shumica paraqitën dokumentat e formalizimit.

AKEP-i që vetëdeklaron që nuk ka bërë punën prej vitesh dhe se nuk I shërben ligjit por Ramës paska dhe fuqi t’i tregojë opozitës se si të bëjë punën!

Askush dhe për asnjë arsye nuk do amnistohet me iluzionin se ka mbrojtje politike. AKEP do të mbajë përgjegjësi si polici e paligjshme e mendimit dhe si shantazhese de fakto e fajlës së lirë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY