Çollaku dhe Olldashi në Prokurori, shoqata e gazetarëve: Po ndeshen me...

Çollaku dhe Olldashi në Prokurori, shoqata e gazetarëve: Po ndeshen me presione e kërcënime

135
0
Shares

Shoqata e Gazetarëve Profesionistë të Shqipërisë është në mbështetje të dy gazetarëve,  Basir Çollakut dhe Jetmir Olldashit të përfshirë në hetim, për shkak dy ngjarjeve në të cilat përfshihen emra të politikanëve.

Gjithashtu ata nxitin Prokurorinë që të respektojë dhe punën e gazetarëve, pasi nuk është e lehtë, kur bëhet fjalë për një investigim që përfshin edhe politikanë të lartë, e në pushtet.

DEKLARATA

Shoqata e Gazetarëve Profesionistë të Shqipërisë po ndjek me vëmendje përfshirjen e dy gazetarëve investigativë Jetmir Olldashi dhe Basir Collaku, në dy procese hetimore, ku figurojnë edhe emra politikanësh të lartë.

Jetmir Olldashi, gazetari i njohur publikisht se realizoi një intervistë me Albert Veliun dhe i siguroi mjetet për të realizuar një përgjim telefonik, ku pretendohet implikimi në trafik ndërkombëtar droge, i vëllait të ministrit të brendshëm, po përballet me masën “Detyrim paraqitje“, pasi akuzohet se ka synuar të denigrojë figurën e ministrit të brendshëm. Siç na informon, gazetari Olldashi është ndeshur me presion e kërcënime gjatë seancave të pyetjeve në prokurorinë e krimeve të rënda, për të treguar burimin e informacionit, që refuzon ta deklarojë, një e drejtë që ia njeh ligji, në këtë fazë të hetimeve.

Shoqata e Gazetarëve Profesionistë të Shqipërisë nxit prokurorinë, që teksa bën detyrën për të zbardhur sa më shpejt të vërtetën, të respektojë punën e gazetarit, aspak e lehtë, kur bëhet fjalë për një investigim që përfshin edhe politikanë të lartë, e në pushtet.

Me të njëjtën vëmendje po ndjekim edhe hetimin ndaj gazetarit Basir Çollaku, i paditur pas publikimit të një interviste, që realizoi me një nënkomisar policie, në proces azili politik në një vend të BE, që përmend gjatë intervistës emra politikanësh e zyrtarësh të lartë, e pretenduar se është kërcënuar me jetë, për të anashkaluar një rast të denoncuar dhune, nga djali i një deputeti të mazhorancës. Edhe në rastin e z.Çollaku, hetimi përfshin politikanë të lartë në pushtet dhe gazetari është paditur për kallëzim të rremë e shpifje, nga një politikan i lartë i mazhorancës në pushtet.

Shoqata e Gazetarëve Profesionistë të Shqipërisë nxit prokurorinë, që në procesin e zbardhjes së dy çështjeve, të respektojë punën investigative të gazetarëve Jetmir Olldashi e Basir Çollaku, e të mos ndikohet politikisht në procesin e hetimeve. Eshtë detyrë e çdo gazetari, investigimi e raportimi publik i rasteve kur ligji shkelet, apo abuzohet me detyrën, qofshin qytetarë, zyrtarë apo edhe persona në pushtet, e me imunitet.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY