FOTO/Me paterica e me këmbë të thyer, deputeti Rrahman Rraja në Prokurori

FOTO/Me paterica e me këmbë të thyer, deputeti Rrahman Rraja në Prokurori

253
0
Shares

Deputeti Rrahman  Rraja, i vendosur në qendër të vëmendjes pas bërjes publike të ngjarjes në Fushë Krujë, është parë sot në ambjentet e Prokurorisë.

Në foton e bërë publike nga Artan Rama, deputeti shihet me paterica. Sipas postimit të fotografit,  deputeti i PS-së ka qenë me paterica pasi ka pasur këmbën e thyer.

Prezenca e tij në Prokurori, vjen si pasojë e hetimeve për cështjen e Xhisiela Malokut, pas kallëzimit të së cilës, djali i tij, Rexhep Rraja është lënë në arrest me burg për përndjekje.

Rexhep Rraja, djali i deputetit socialist Rrahman Rraja, do të dalë nesër para Gjykatës së Apelit të Tiranës.

Përmes avokatit të tij, djali i deputetit ka paraqitur kërkesën në Apel për lirimin e tij nga paraburgimi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY