Paloka: Ja kush është turpi i vërtetë i Shqipërisë në BE, opozita...

Paloka: Ja kush është turpi i vërtetë i Shqipërisë në BE, opozita ka vetëm një detyrim

67
0
Shares

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka në një tjetër reagim lidhur me përplasjen në Parlamentin Europian,  e konsideron turp për Shqipërinë faktin që Saimir Tahiri, Fatmir Xhafaj e Taulant Balla , diskutohen në kancelaritë e BE.

Sipas tij, këta janë shembuj të qartë se si qeverisja e Edi Ramës është vënë në shërbim të krimit.

Paloka shprehet më tej se Rama dhe qeverisja e tij janë faqja më e zezë e Shqiperisë post komuniste dhe opozita ka detyrimin t’i shpëtoje shqiptaret nga kjo e keqe.

Reagimi i Edi Palokës: 

Rama vazhdon me propaganden bajate se “opozita po nxin dhe turpëron Shqipërine”.
Eshte vertete turp per Shqiperine. Turp qe Tahiri, Xhafa e se fundmi Balla , diskutohen ne kancelarit e BE si shembuj te qarte se si qeverisja e Edi Rames eshte vene ne sherbim te krimit dhe jo te interesave te shqiptareve per te ecur perpara me reformat drejt Evropes.
Turp qe Rama nuk gjen dot nje minister rendi te pa lidhur me krimin. Turp qe nuk deshiron te gjeje nje deputet i cili nuk eshte sherbetor i krimit, per te perfaqesuar PS ne BE.
Edvin Rama dhe qeverisja e tij jane faqja me e zeze e Shqiperise post komuniste dhe opozita ka detyrimin t’i shpetoje shqiptaret nga kjo e keqe.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY