Dëshmia e Ardi Veliut para Prokurorisë, çfarë deklaroi drejtori i Policisë

Dëshmia e Ardi Veliut para Prokurorisë, çfarë deklaroi drejtori i Policisë

100
0
Shares

Ardi Veliu ka dhënë dëshminë në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, pasi emri i tij u përfshi në videopërgjimin e Fredi Alizotit, të bërë publike disa ditë më parë nga deputeti i PD, Ervin Salianji.

Veliu është marrë në pyetje lidhur me pretendimin e Fredi Alizotit se drejtori i policisë e kishte marrë në makinë dhe i kishte ofruar para për të thënë se ai kishte luajtur rolin e Agron Xhafajt te videoja me Albert Veliun.

Ndonëse pritej, që pas reagimit zyrtar të policisë së shtetit, Drejtori i Policisë mësohet se sërish, e ka mohuar në mënyrë kategorike njohjen me Alizotin, si dhe është shprehur se nuk ka pasur asnjë takim mes të dyve.

“Nuk kam asnjë njohje dhe kontakt me Fredi Alizotin dhe nuk kam bërë asnjë ndikim. Nuk e di se përse më akuzon, gjithçka që ka thënë nuk është e vërtetë’’, mësohet që të jetë shprehur Veliu para prokurorëve.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY