Deputeti: Çfarë bëri diktatori e çfarë po bën Rama

Deputeti: Çfarë bëri diktatori e çfarë po bën Rama

167
0
Shares

Nënkryetari i Partisë  Demokratike, Edi Paloka, në një shkrim të gjatë në rrjetet sociale e cilëson Ramën si kopje zhgarravinë e Diktatorit Enver Hoxha.

Ai jep me detaje gjithë ngjashmërite mes të dyve në disa aspekte duke u ndalur që në karakter, pushtet dhe deri tek regjimi dhe ligjet që secili hartoi dhe vendosi.

POSTIMI I PLOTË

Diktatori dhe Rama si kopje zhgarravine e tij.

Me nostalgjiket e diktatorit qe vazhdojne dhe e nderojne ne kete dite shpesh kam qeshur me tallje duke i pare si karikatura-hije te atij rregjimi qe e rrenoi kete vend dhe dhunoi e shkatrroi shqiptaret ne cdo aspekt.
Kam ndjekur me perbuzje ato media qe duke perfituar nga fakti qe rinia e sotme nuk e ka jetuar ate kohe te ndyre, perpiqen ta glorifikojne duke e paraqitur si nje kohe qe kishte te metat e veta por kishte dhe te mira.
Por ne fakt as te paret e as te dytet nuk do i konsideroja si rrezik se as te paret e as te dytet nuk e ringjallin dot diktatorin.
Rreziku eshte nderkaq me real se kurre i personifikuar tek Edvin Rama.
Ngjashmerite me diktatorin komunist jane te frikshme. 

Si Hoxha ashtu dhe Rama rezultojne dy deshtak ne cdo aspekt te jetes se tyre deri ne momentin qe te trete i zbulojne dhe ju japin pushtet politik.
Hoxha u “zbulua” dhe u perdor nga komunistet jugosllave. Rama nga Soros.

Perversiteti i deshtakeve me ambicje dhe ego qe kalonin mundesite dhe aftesite e tyre ishin tiparet qe paradoksialisht gjeten jugosllavet tek Hoxha dhe Soros tek Rama.
Kjo sepse ata kuptuan qe monstra te tilla jane gati te bejne gjithshka per te realizuar ambicjet e tyre, te shkelin e te perdorin dhe vete familjet e tyre, te mos kene skrupuj perpara asnje lloj amoraliteti per te kapur majen e deshiruar te pushtetit. Nga ana tjeter, keta arrogante me te dobtit , jane sherbetore te mire per padronet e tyre.
Ngjashmerite ne karakter per fat te keq po pasqyrohen gati pike per pike dhe ne komportimin e te dyve edhe pse Rama ngjan si nje kopje zhgarravine e diktatorit. 
Po cfare beri diktatori e cfare po ben Rama?

Diktatori ju rrembeu gjithshka, sekuestroi cdo pasuri te shqiptareve, te luajtshme dhe te paluajtshme dhe u be vete pronar i gjithe vendit dhe pasurive. 
Rama po ben te njejten gje me taksat dhe ppp e tij , grabit parate e shqiptareve dhe ju a kalon oligarkeve qe ne fund i cojne po ne xhepin e tij. Rremben me ligje te posacme prona publike dhe private. I jep monopolet e bizneseve me fitimprurese te vellait dhe familjareve. Ve nen kontrroll fitimet e cdo aktiviteti kriminal…
Me pak fjale dhe ky po kerkon te behet pronar i vetem i Shqiperise dhe shqiptareve.
Per te kontrolluar plotesisht pushtetin, Hoxha sajoi “komplote” te armiqve te brendshem e te jashtem dhe eliminoi kundershtaret politik qe ne fillim te pushtetit te tij , nga ata pak deputete qe arriten te dalin ne zgjedhjet e para dhe te vetme ku u lejuan kandidate alternative me komunistet e deri tek kleriket e intelektualet qe konsideroheshin si kundershtare. Futja e armeve neper objektet e kultit per te fajsuar e burgosur kleriket, bomba ne ambasade, sajesat me deshmitare te rreme…
Te njejten gje po ben sot Rama ;flet per “komplote” te opozites per marrjen e pushtetit. Sajon deshmitare te rreme duke i kercenuar apo joshur. Shpall opoziten armike .
Diktatori eliminoi gjithe shtypin alternativ dhe e zevendesoi me “Zerin e Popullit”.
Rama e bleu pjesen me te madhe te mediave. Ata qe nuk i bleu dot, i kercenoi dhe nje pjese ua mbylli gojen. Tani po kerkon te mbylle te gjitha ato media e portale qe as nuk i joshi e as nuk i trembi dot per te lene ne fund vetem ERTV.
Diktatori denonte me ligjin e agjitacion e propagandes te gjithe ata qe guxonin te flisnin kunder rregjimit te tij.
Rama kerkon ti denoje me ligjin antishpifje.

Diktatori i ktheu institucionet e ruajtjes se rendit dhe sigurise ne mjete represioni dhe dhune ndaj kundershtareve.
Rama keto institucione pervecse i ka vene ne funksion te krimit , i urdheron publikisht te mbledhin vota per te ne fushata dhe te luftojne opoziten me cdo menyre.
Diktatori eliminoi drejtesine duke perdorur hetuesine, prokurorine dhe gjykatat si arme ndaj kundershtareve te tij.
Rama ka rrembyer prokurorine dhe ka eliminuar gjykatat deri sa ti kontrrolloje plotesisht edhe gjyqtaret me vetingun e tij.
Diktatori i ktheu zgjedhjet ne farse dhe eliminoi pluralizmin dhe demokracine .
Rama i ka kthyer zgjedhjet ne farse . Po e lejuam nuk e ka problem dhe te burgose gjithe kundershtaret e te shpalle me Kushtetute, “rilindjen” si e vetmja force politike ne Shqiperi.

Te paret tane e lejuan Hoxhen ta kthente Shqiperine ne ferr. 
Do ta lejojme Ramen te bej te njejten gje? 
Por kjo eshte pyetje per te gjithe , jo vetem per opoziten. 
Eshte e lehte te besh me pergjegjesi PD pa dhene asnje kontribut vete . Ca me shume ata qe bejne opoziten e opozites . Gjithe diten vetem sulmojne PD gjoja sikur jane te shqetesuar se pse PD nuk e rrezon Ramen e ne fakt i bejne sherbimin me te mire Rames duke e konsideruar PD te pafuqishme apo ca me keq si pjese te tepsise se Rames. Kete politike ben dhe Rama gjithe diten. Duke qene koshient se eshte i nxirre nga te gjitha anet, kerkon t’ju fuse ne koke shqiptareve se te gjithe te zi jemi, atehere pse te protestojne e pse ta rrezojne Ramen shqiptaret…?

Nje fjale te fundit per sherbetoret; vazhdoni ta mbeshtesni Ramen, po kujtoni qe diktatori, pasi eliminoi kundershtaret, ju hengri kokat dhe miqve e pasuesve te tij …

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY