Çështja ‘Babale’, thirret në Prokurori Ardi Veliu

Çështja ‘Babale’, thirret në Prokurori Ardi Veliu

87
0
Shares

Drejtori i Policisë së Shtetit Ardi Veliu pritet të merret në pyetje në orën 13:00 të ditës së sotme në Prokurorinë e Krimeve të Rënda.

Thirrja nga Prokuroria është në lidhje me çështjen “Babale” pas publikimit të videos nga deputeti i PD-së Ervin Salianji, ku Fredi Alizoti deklaroi se ishte Ardi Veliu ai i cili e kishte marrë në makinë dhe e kishte dërguar në Prokurori.

Veliu e ka kundërshtuar këtë pasi sipas tij ka qenë policia e Fierit ajo që ka shoqëruar Alizotin.

Në videon e transmetuar në “Opinion”, deputeti Salianji tha se Fredi Alizoti nuk ishte në dijeni që po filmohej, teksa rrëfente se është marrë nga policia për të deklaruar se është ai personi që bënte zërin e Agron Xhafajt duke folur në telefon me “babalen”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY