Ka patur një fëmijë tjetër dhe nuk e dinim, Sara Hoxha tregon...

Ka patur një fëmijë tjetër dhe nuk e dinim, Sara Hoxha tregon historinë prekëse

271
0
Shares

Sara Hoxha u vu në qendër të vëmendjes pas dasmës përrallore të saj në Itali, ku i tha përjetësisht po bashkëshortit Ledion Liço me të cilin ka dhe një djalë.

Njëra prej trashëgimtareve të Top Media ka ardhur shumë ndryshe në intervistën e fundit, të cilën ia ka dhënë bashkëshortit të saj, bërë publike në Revista WHO.

Aty, Sara ka rrëfyer jetën e saj personale për herë të parë. Sara ka ndarë për herë të parë detaje të panjohura nga jeta e saj personale.

Ajo ka rrëfyer një detaj të cilin ne nuk e kemi ditur. Para se të vinte në jetë djali i saj, Londo, Sara me moderatorin Ledion Liço,  ka patur një shtatzëni të dështuar.

Ne kemi patur një shtatzëni përpara London, që fatkeqësisht u ndërpre në mes, sepse zemra e bebit pushoi së rrahuri. Dua ta them këtë, sepse është diçka që u ndodh shumë njerëzve, është shumë e trishtë, por dua që të kuptojnë që nuk është përfundimtare ajo ndjesi. Ne u mërzitëm për një fëmijë që ishte sa një kikirik, që as nuk e njohëm, dhe aty e kuptuam sa shumë donim që të krijonim një familje tonën”, ka thënë Sara.

Gjithashtu ajo ka treguar dhe momentin ku u bë gati të ndahej nga Ledioni.

”Kur historia jonë u bë publike dhe doli në çdo faqe online, unë isha në gjendje shoku. Nuk isha gati. Isha vetëm 18 vjeç, në një lidhje me dikë 10 vite më të madh se unë, që punonte tek kompania e familjes sime. Jemi ndarë për 3 ditë. Atëherë  mendoja që ky ishte fundi. Une isha një njeri shumë privat, ndërkohë kush nuk më shkruante për këtë histori. U futa në gojën e të gjithëve brenda natës, ishte e papritur dhe nuk e kapërdija dot.” ka thënë Sara.

Pjesë të tjera nga intervista i lexoni këtu

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY