DETAJE/Tre muaj pa rroga, kampionët në fuqi bojkotojnë stërvitjen

DETAJE/Tre muaj pa rroga, kampionët në fuqi bojkotojnë stërvitjen

103
0
Shares
Lojtarët e Skënderbeut kanë bojkotuar stërvitjen. Shkak është bërë mungesa e korrektësisë në pagesa.
Lojtarët e kampionëve në fuqi nuk kanë pranuar të dalin në stërvitjen e sotme për shkak të rrogave të prapambetura.
“Panorama Sport” mëson se futbollistët ia kanë bërë të qartë stafit teknik se kërkojnë një sqarim nga presidenti Takaj për mospagesën prej tre muajsh, në të kundërt nuk do të stërviteshin.

Dhe kështu ka ndodhur, askush nuk ka dalë në kompleksin stërvitor.

Trajneri Orges Shehi është parë të bisedojë me mesfushorin Gjergji Muzaka, e më pas skuadra është shpërndarë. Një situatë kritike, por mbetet për t’u parë tashmë reagimi i klubit.

Që prej nisjes së sezonit 2018- 2019, bardhekuqtë nuk kanë marrë asgjë qindarkë. Një lajm të tillë e konfirmuan burime të gazetës “Panorama Sport” pranë lojtarëve, të cilët në koefidencë sqarojnë se bojkoti vjen si shenjë proteste për klubin, që ende nuk ka dhënë asnjë sqarim për vonesën, e aq më pak për formën sesi do të likuidohen.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY