Babalja rrëfen: “Ndihem i kërcënuar nga vetë shteti shqiptar…”

Babalja rrëfen: “Ndihem i kërcënuar nga vetë shteti shqiptar…”

111
0
Shares

Në rrëfimin e tij për Eni Vasilin në emisionin “Open” në Top Channel, Albert Veliu, apo Babalja tregon se ka aplikuar për azil në Kosovë, pasi i rrezikohet jeta në Shqipëri.

 Ai tregon se si policia i ishte ofruar për mbrojtje, ndonëse emri i tij nuk ishte publikuar ende, pas transmetimit të audiopërgjimit me Agron Xhafajn.

“Shkon shefi i krimeve të Vlorës dhe i kërkon djalit tim, numrin tim të telefonit. Më telefonoi dhe më tha se kishin urdhër të më merrnin në mbrojtje, ndërkohë që emri im nuk kishte dalë ende, pasi në audiopërgjim përdorej emri “Dëshmitari X”. Pra, pa dalë emri im asgjëkundi, shteti më dërgon policinë të më mbrojë. Unë e refuzova dhe u thashë se nuk kam nevojë për mbrojtje, pasi nuk kam bërë asnjë gjë”, deklaroi Babalja.

Albert Veliu deklaroi se është i bindur se do të fitojë azilin politik në Kosovë, pasi kërkesa e tij është në përputhje me të gjitha konventat europiane dhe mbi të gjitha, se ksihte besimj te shteti kosovar/tch

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY