Nis puna për rehabilitimin e rrugës Vorë – Rinas – Fushë Krujë,...

Nis puna për rehabilitimin e rrugës Vorë – Rinas – Fushë Krujë, ja ku devijohet trafiku

271
0
Shares

Duke filluar nga dita e nesërme do të nisë faza e dytë e ndërhyrjes për kryerjen e punimeve rehabilituese në segmenti rrugore nga Kthesa e Rinasit deri ne Fushe Kruje.

Segmenti do te jete i bllokuar për të gjitha mjetet gjatë perjudhes së kryerjes së punimeve.

Automjetet e vogla rezident te zoneës mund të vazhdojnë të përdorin segmentin rrugor nga kthesa e Rinasit deri në Fushe Kruje.

“Mjetet e transportit tëmallrave/kamionët që udhëtojnë nga Shkodra, Lezha në segmentin Milot – Fushe Krujë në drejtim të Tiranës dhe Durresit duhet të ndjekin drejtimin e Kamzës dhe të vazhdojnë udhëtimin nëpërmjete Autostradës.  

Siç edhe është njoftuar me parë Dogana e Tiranës është e aksesueshme nga ana e Vorës. Mjetet mund të aksesojnë Doganën  vetëm nëpërmjete segmentin rrugor Vorë – Dogana e Tiranës për të kryer shërbimet Doganore dhe të kthehen përsëri në drejtim të Vorës”, thuhet në njoftimin e ARRSH.

Rruga është e hapur gjithashtu për të gjitha automjetet që duan të kryejnë shërbimet e Kontrollit Periodik në qendrën SGS vetëm nëpermjet drejtimit të Fushe Krujës.

ARRSH dhe Policia e Qarkullimit Rrugor kërkojnë mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e drejtuesve të mjeteve gjatë procesit të ndërhyrjes në këtë aks rrugor dhe respektimin ne menyre rigoroze sinjalistiken provizore te vendosur dhe udhezimet e policise rrugore ne terren.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY