Shqiptari kapet me 100 mijë euro heroinë, “tërbohet” para policisë

Shqiptari kapet me 100 mijë euro heroinë, “tërbohet” para policisë

131
0
Shares

Një 32 vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane në Taranto, pasi u kap me 4 kg heroinë.

Në pranga përfundoi Edson Fejzo, i cili duke drejtuar një automjet tip Opel Meriva, kishte fshehur brenda tij lëndën narkotike e ndarë në tetë pako.

Ai u përpoq t’i shpëtonte kontrollit duke sulmuar makinën e policisë dhe duke ikur në këmbë, por përpjekjet e tij rezultuan të pasukseshme.

Brenda makinës, nën pjesën e përparme, u gjetën tetë pako heroine për një total prej 4 kg. Pasi të vendoset në treg, droga do t’i kishte sjellë atij rreth 100 mijë euro fitime.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY