Shkarkohet nga detyra Ministri i Brendshëm në Kosovë

Shkarkohet nga detyra Ministri i Brendshëm në Kosovë

91
0
Shares

Është shkarkuar nga detyra, Ministri i Punëve të Brendshme në Kosovë, Bejtush Gashi. Mësohet se shkarkimi i ministrit është bërë nga partia e Behxhet Pacollit.

Lajmi për shkarkimin konfirmohet nga sekretari organizativ i AKR-së, Rrahim Pacolli, ndërsa në vend të Gashit në krye të MPB-së pritet të emërohet Ekrem Mustafa.

Rrahim Pacolli ka deklaruar se shkarkimi i tij vjen pasi që i njëjti nuk ka treguar performancë të mirë në punët me të cilat obligohet.

Po, është e vërtetë që ai është shkarkuar nga ana e partisë. AKR-ja gjithmonë i ka ndërruar ministrat e saj. Kjo po bëhet për shkak të performancës. Çdo ministër i AKR-së, duhet të japi më shumë punë në të mirë të qytetarëve”, i tha Expressit Pacolli.

E shkarkimi i Gashit nga detyra e të parit të MBP-së vjen në kohën kur Kosova është duke e pritur votimin për anëtarësim në INTERPOL.

Express merr vesh se ministër i ri mund të jetë Ekrem Mustafa nga Ferizaj. Për këtë më i zëshmi ka qenë deputeti i kësaj partie, Labinot Tahiri, duke thënë se Ferizaj si një qytet që jep aq shumë për shtetin e Kosovës, e meriton një ministër nga rajoni i vet.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY