‘Bixhozi nuk do të zhduket’, ish-ministri zbulon të vërtetën e ligjit për...

‘Bixhozi nuk do të zhduket’, ish-ministri zbulon të vërtetën e ligjit për lojërat e fatit

187
0
Shares

Ish ministri i Drejtësisë Ylli Manjani është i sigurtë që ligji i ri i lojërave të fatit nuk do të zhdukë bixhozin.

Për këtë ai ka disa arsye dhe shpjegime.  Në një postim në rrjetet sociale, ai shkruan se pse bixhozi do të vazhdojë të luhet.

Sipas tij qeveria do ta kthejë këtë biznes monopol, dhe do ti detyrojë bixhozlinjtë të paguajnë më shumë për vesin e tyre.

Postimi i plotë

Nëse dikush ka iluzion se me ligjin e ri të lojrave të fatit do zhduket bixhozi e ka krejt gabim. Bizhozi është luajtur, luhet e ka për t’u luajtur pavarësisht se cila “marrëzi” qeveris! Çështja është se marrëzia aktuale i detyron bixhozxhinjtë të luajnë në biznese monopol. Pra lojtarët dhe familjet e tyre do paguajnë më shumë për vesin tyre!!!

Ndërkohë biznesi i “marrëzisë-qeveri” do ketë fitime super të majme sepse nuk ka më konkurrencë. Është e njëjta sasi lojtarësh që do luajë në pak, fare pak (ndoshta 1 ose 2) kompani… Edhe kjo (palo) reformë që po i shitet miletit si në favor të tij, nuk është aspak e favorshme për të.

Është njësoj si Reforma në Drejtësi, ku në emër të luftës kundër korrupsionit, mbyllet gjykata e shtetit dhe hapet departamenti i shpifjeve në Parti… Fake?! Jo mo çfarë Fake! Tingëllon bukur kjo fjalë! Janë thjesht mashtruesa!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY