Teksa ditën e sotme, universitetet në Shqipëri hapën dyert për studentët, një lajm i hidhur vjen nga qyteti i Shkodrës.
Universiteti i Shkodrës dhe gjithë fusha akademike humbi sot një nga profesorët që për vite me radhë ka edukuar breza të tërë.
Pedagogu dhe njëherësh zv.rektori i Universitetit “Luigj Gurakuqi”, Ilir Behrani, është ndarë nga jeta.
Ai ka ndërruar jetë në moshën 65-vjeçare, pasi prej vitesh vuante nga një sëmundje e rëndë.
Behrami ka mbajtur më parë postin e Dekanit në Fakultetin e Juridikut po në Shkodër.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/