“Për mua vdis, të marrtë mortja!” Shqiptari del nga burgu për t’u...

“Për mua vdis, të marrtë mortja!” Shqiptari del nga burgu për t’u përballur me babain

173
0
Shares

Në rubrikën “Shihemi në gjyq” ishte Besim Masha për tu ballafaquar me djalin e tij, Muratin, i cili ka ardhur në studio nga burgu ku vuan dënimin për akuzën e vjedhjes me armë.

Besimi nuk ka shkuar asnjëherë ta takojë djalin e tij në burg që ditën që ai vuan dënimin.

Murati prej 3 vitesh është akuzuar nga Policia, Prokuroria si dhe dënuar nga Gjykata si autori i një vjedhje më armë, në banesën e një komshiu të tyre, zotit Qemal Dacit. Që nga ajo periudhë e deri më sot, zoti Besim nuk është takuar me djalin dhe është në hasmëri dhe më familjen e Dacit. Ky shqetësim i ardhur nga Besim Masha por edhe nga Murat Masha (djali)ka ardhur në seancën e ndërmjetësimit për të gjetur fjalën me djalin e tij si edhe më pas me familjarët që ka ndodhur kjo ngjarje. Murat Masha është duke vuajtur dënimin në një nga institucionet e vuajtjes së dënimit.

Eno Çobani falënderoi Drejtoni e Përgjithshëm zotin Stefan Çipi që mundësoi ardhjen e zotin Murat pranë ambienteve të Tv Klan.

Historia

Në 12 Mars të vitit 2015 në orën 19:30 është njoftuar në policinë e Krujës se ka ndodhur një vjedhje  me dhunë në bashkëpunim. Ngjarja ka ndodhur në familjen e zotit Qemal Daci. Policia pasi ka shkuar në vendngjarje ka parë dy gra të lidhura, bashkëshorten e zotit Qemal Daci si dhe një komshie të saj që kishte shkuar për kafe. Zonjat janë gjetur në gjendje shuam të rëndë fizike dhe mendore. Autorët kanë qenë 5 persona dhe të maskuar. Njëri ka qëndruar me zonjën, njëri ka qëndruar jashtë dhe tre të tjerët kërkonin për mallin që do të vidhnin, pretendohet një shumë e madhe parash. Në këto momente të ngjarjes së rëndë zoti Daci ka qenë në një ambient tjetër bashkë me djalin dhe ku pretendohet se ka gjetur njërin nga këta bashkëpunëtorë me një mjet.

Eni Çobani: Besim Masha është babai i 5 fëmijëve dhe më ka thënë nëse kjo gjë ka ndodhur unë nuk e dua më atë diel dhe kjo gjë më ka vrarë edhe shpirtërisht dhe prandaj kam mundësuar ardhjen e Murat Mashat për të na treguar çfarë ka ndodhur atë natë. Murat Masha është dënuar më 7 vite e gjysmë  dhe kërkon pafajësi, pasi nuk është pjesëmarrës në këtë ngjarje. Ndërkohë ata që kenë kryer vjedhjen e kanë kryer dënimin dhe jetojnë të lirë në territorin e Shqipërisë.

Sot je përballë zoti Besim dhe ky është dënimi i dytë, të parin ta ka dhënë ligji dhe të dytin familja. Ti duhet të thuash vetëm të vërtetën, Unë si ndërmjetëse në këtë senacë ndërmjetësimi kërkoj të thuhet vetëm e vërteta. Ti je i dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë si dhe nga Gjykata e Apelit dhe sot ke pretendimet e tua me një rekurs pranë Gjykatës së Lartë e cila nuk ka marrë ende përgjigje. Sot të dy do të mbani përgjegjësi për gjithçka që do të thoni të dy. Doni ti jepni dorën djalin meqë nuk e keni parë?

Besim Masha: Jo, jo të kam thënë nuk  kam djalë. Nuk e di, leqë qenka bërë krej torollak. Djali im është akuzuar për një vjedhje me dhunë me armë, me lidhje me të gjitha.

Murat Masha: Se kam bërë…

Besim Masha: I ka thënë dhe nënës së tij, pse nuk vjen baba, dhe unë i kam thënë pa dalë e vërteta nuk e takoj. Me atë krim të madh, edhe e bëni veprën por të lidhi komshien që kam ngrënë bukë me duart e saj.

Murat Masha: Se kam bërë…

Besim Masha: Meqë se ke bërë na i vërteto tani ne dhe të gjithë Shqipërisë.

Eni Çobani: Është gjetur e lidhur me tel, bashkëshortja e zotit Qemal dhe komshia e tij. Madje zotit Daci i ka rënë dhe të fikët në momentin që është lidhur. Ju jeni një nga autorët që keni marr pjesë në këtë ngjarje. Me shumë qetësi do ju dëgjoj çfarë ka ndodhur natën e 12 Marsit 2015 në orën 19:00.

Murat Masha: Në orën 19:00 kam qenë tek shtëpia dhe para se të vija në shtëpi isha në kafe me djalin e xhaxhait në një fshat më tutje. Më telefoni dhëndri dhe më tha më sill motrën tek shtëpia. Më mori përsëri në telefon dhe më tha ma kalo pak motrën dhe sa të hamë darke dhe do të vimë. Para se të niseshim na mori përsëri ai dhe foli motra.

Eni Çobani: Mund të më thuash largësinë.  Sa larg është shtëpia juaj nga ajo e motës?

Murat Masha: Është 30 minuta me makinë…

Eni Çobani: Ju pretendoni se keni marrë motrën dhe keni çuar motrën në Zall,. Prokuroria ka një provë shumë të rëndësishme në 9/03/2015 ku Prokuroria thotë se të pandehur Murat Masha dhe Betim Xhixha nga Fushë Kruja janë takuar me Fatjon Danin në një kafe. I njihni ju këta?

Murat Masha: Jo, nuk jam takuar, ka kamera…

Eni Çobani: Ku keni qenë në 9.03.2015?

Murat Masha: Kam qenë tek shtëpia si përditë…

Ardit Gjebrea: Pse po pyesni për këtë datë zonja Eni?

Eni Çobani: Në këtë datë Prokuroria ka mbledhur fakte dhe prova pasi ka filluar mendimi për të organizuar këtë vjedhje. Grupi i pretenduar nga Prokuroria është mbledhur në bar-kafe “Kaloshi” dhe ka organizuar vjedhjen dhe më pas në datën 12 është kryer grabitja. Ju hidhni në ide tjetër që nuk e njihni zotin Xhixha dhe Danin. A është marrë telefoni juaj nga Prokuroria për të parë telefonatat sepse mua me rezulton se nuk të janë marrë tabulatet nga data 9 deri në 12?

Murat Masha: Unë i kam kërkuar, por nuk janë hapur.

Eni Çobani: Ku ka qenë djali juaj nga data 9 deri në datë 12?

Besim Masha: Nuk e mbaj mend ku ka qenë.  Unë kam shkuar shumë mirë me familjen e Qemali.

Eni Çobani: Për sa kohë jeni komshi me zotin Qemal.

Besim Masha: Kemi shumë vite bashkë dhe kemi shkuar shumë mirë. Edhe fëmijën tim nuk e kam dashur aq shumë.

Eni Çobani: Kam telefonuar zotin Daci të jetë i pranishëm, por ai nuk ka pranuar por me ka folur me shumë respekt dhe ka thënë që ja kam lënë drejtësisë së çfarë ka ndodhur.

Murat Masha: Unë kam folur me Qemalin e 7 e pak.

Besim Masha: Unë i besoj një burri të vjetër dhe nuk i besoj kurrë kujt.

Ardit Gjebrea: Nga kjo që ti tregon unë kuptoj se nuk je i bindur që djali ka qenë atë natë aty?

Besim Masha: Unë e kam nga shoqëria, nuk e di…

Ardit Gjebrea: Pse nuk i ke shkuar djalit ta takosh në burg?

Besim Masha: Ka vendosur gjykata…unë jam tmerruar.

Eni Çobani lexoi deklaratat e gy grave të dhunuara dhe lidhura.

Zonja Daci, bashkëshortja e Qemal Dacit ka thënë në deklaratë: Kanë qenë zëra të trashë, dëgjoja që flisnin si nga veriu. Personi që më njihte kishte keqardhje, nuk donte të më gjuante, por e detyronin të tjerët. Nuk dua të vë gisht tek askush. Është pyetur si e keni marrëdhënien me Murat Mashën: I kemi pasur shumë të mira dhe i kemi ndihmuar.

Rudina Shetaj është zonja tjetër e gjetur me Mimozën. E pyetur nëse kishte konstatuar ndonjë shenjë të veçantë nga grabitësit ka thënë jo. Ajo është shprehur se i kishte komshinj.

Në dëshminë e zotit Daci, pronari i banesës ku ka ndodhur ngjarja ka thënë se janë komshinj dhe kushërinj të dytë.

Besim Masha i jep një letër zonjës Eni Çobani ku aty është një numër telefoni dhe i kërkon Enit që të lidhet me numrin e telefonit.

Pas disa minutash në studio bie telefoni.

Eni Çobani: Mund ta di me kë flas, pasi numrin ma dha Besim Masha. Në telefon është Fatjon Dani.

Në deklarimin e parë Fatjoni ka thënë se e njeh Murat Mashën, ndërkohë para gjykatës ka thënë se nuk e njof.

Fatjon Dani: Nuk kam thënë asnjëherë që e njoh, unë Murat Mashan e kam njohur vetëm në burg. E kam thënë dhe në gjyq dhe nuk ka lidhje me mua.

Eni Çobani: Murat Masha vuan dënimin dhe ju keni dalë me gjykim të shkurtuar. Murat Masha nuk ka qenë me mua, kaq dit të them, se kush ka qenë më mua tjetër e di shumë mirë shteti. Asnjëherë nuk jam takuar me Murat Mashan. E kam thënë që në fillim.

Arditi pyet Fatjonin: Ti e ke pranuar se kë qenë pjesë e asaj vjedhje, sa veta keni qenë?

Fatjon Dani: Tre veta kemi qenë, tre brenda dhe një jashtë.

Ardit Gjebera: Janë dënuar dhe ata të tjerët?

Fatjon Dani: Po, kanë dalë. Akuzohet edhe një por ai s’ka qenë pjesë e jona. Unë njoh vetëm ata që kam qenë të cilët e kanë bërë burgun.

Eni Çobani: Unë jam befasuar nga ajo që kam lexuar, nga ajo që kam biseduar me Muaratin dhe nga ajo që më ka thënë Besim Masha, nga kjo qefmbetje, të cilën po e quaj qefmbejte, po në fakt është hasmëri me zotin Daci. Unë doja të sillja panoramën që Murat Masha vazhdon të vuajë dënimin, ndërkohë që nuk kemi asnjë provë që të faktohet bashkëpjesëmarrja dhe organizimi të zotit Murat me të tjerët.

Ardit Gjebera: Kush të përfshiu ty?

Murat Masha: Mua më përfshi një sherr që kam pasur më parë. Dhe kur shkova tek Komisariati i pyetën çunat dhe ata thanë që nuk e njohim këtë personin. Duke ikur vjen Qemal Daci në Komisariati. Unë e kam patur dorën ende me allçi dhe e kam hequr tek izolimi. Nuk më kanë marrë për bazë asnjë provë. Kam marrë pjesë në 80 seanca dhe nuk më kanë marrë asnjë prove.

Eni Çobani: Ju keni realizuar gjithë këto seanca dhe nuk keni mundur të bindni gjykatën tuaj.

Eni, pyet Besim Mashan pse e ka dënuar djalin për së dyti?

Besim Masha: Unë e kam nga populli, se thotë që e ka dënuar gjykata. Më gjeni një provë të djalit tim.

Mes Muratit dhe Besim Masha zhvillohet një debat i fortë mes njëri tjetrit. Ku Muarti thotë se është i pafajshëm dhe do dalë dhe do kërkojë të drejtën. I kam kërkuar shtetit të shikojë faktet dhe provat. Nuk kam asnjë faj.

Eni Çobani: Unë që kam marrë përsipër të bëj një ngjarje të tillë publike, minimalisht kam të drejtën të besoj se çfarë thotë një qytetar dhe më pas të lexoj vendimet e gjykatës. Dhe unë të garantoj se drejtësia jote që do të shkojë deri në fund dhe Eni Çobanin do e kesh në krah. Do të shkojmë në Gjykatën e Lartë për të folur dhe të kërkojmë faktet dhe provat që gjykatat nuk i kanë marrë parasysh. Për mua është e rëndësishme që të mos i flisnin Besim Mashat në atë gjuhë. Unë ju besoj që jeni vrarë, por nuk duhet ta dënoni për herë të dytë Muratin.

Eni e pyeti Besim Mashan nëse do i qëndronte afër djalit të tij deri në pritjen e një vendimmarrje të duhur për këtë ngjarje të ndodhur, por Besim Masha tha se nuk ka më punë me djalin e tij deri sa të dali drejtësia.

Besimi: Do Zoti del e vërteta sa më shpjet, nuk dua asnjë gjë tjetër./tvklan

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY