“Babalja”, ish zyrtari i policisë: Oficerët nën presion, Rama ndërhyn në mënyrë...

“Babalja”, ish zyrtari i policisë: Oficerët nën presion, Rama ndërhyn në mënyrë flagrante

114
0
Shares

Arjan Hoxha, sekretari i Shoqatës së Policëve në Lirim i ftuar në studion e Fax News ka komentuar çështjen e audio-përgjimit “Babale”.

Sipas Hoxhës oficerët e policët janë në një trysni të madhe, duke qenë se personi nën hetim është vëllai i ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, Agroni. Për sekretarin e Shoqatës së Policëve në Lirim, ndërhyrja e kryeministrit dhe deklaratat e tij janë flagrante dhe të pakumtimta dhe tregojnë haptazi sesa e kapur është Policia e Shtetit.

“ Unë do ta trajtoja më tepër nga ana e aspektit teknik, si duhet trajtuara kjo e dhënë për kryerjen e veprës penale për të shkuar sa më shpejt në zbulimin e së vërtetës dhe autorëve të mundshme të kësaj vepre penale. Në opinionin tim është e pakuptimtë ndërhyrja e menjëhershme e kryeministrit të vendit në veprime që janë tërësisht teknike të organit të akuzës pra prokurorisë, duke i paraprirë hetimit.

 Deklarata e kryeministrit që kemi të bëjmë me një spekulim ishte shumë e shpejtë dhe vetë institucionet e specializuara për të bërë verifikimin do ta kishte mjaft të pamundur që të arrinte në një rezultat të tillë, sepse duheshin marrë kampionet e zërit të Agron Xhafës të krahasohesin me komunikime të tjera të tij, atë ç’ka ishte vënë në dispozicion të prokurorisë.

Ata do dilnin me një akt të argumentuar me fakte konkrete. Kemi edhe porva të tjera si këqyrja e tabulateve telefonike, apo qelizave të vendodhjes së personave në momentin që pretendohet se është kryer ky përgjim komunikim. Do arrihej një konkluzion të saktë nësë është manipuluar përgjimi. Asnjë nga oficerët e policisë gjyqësore që gjenden nën juridiksionin e ministrit të Brendshëm nuk duhet të mërrte pjesë në veprime procedurioale sepse organi i Prokurorisë ka mjaft burime njerëzore, duke qenë se ky rast ishte specifik, jo i ngjashëm me raste të tjera.

 Të jemi realist oficerët ndodhen në një trysni të madhe. Përgjigjia është evazive nëse mund të jetë zëri apo jo i Agron Xhafës. Ekspertët nuk janë të qartë por të ndërthuar me prova të tjera mund të japim një version më të qartë.  Ka telefonata ka përgjime që tregojnë se janë prova që nuk mund të cënohen. Ne nuk jemi këtu për t’i besuar asnjërit prej dëshmive, vetëm provat shkencore.

 Kam qenë pjesë e Policisë së Shtetit dhe aq sa kam qenë unë nuk ka patur raste kaq flagrance. Ku të ketë ndërhyrje për të prishur këtë balancë. Nuk e di në çfarë presionin janë oficerët e policisë. Natyrisht që ka presion. Kemi dy tre raste që janë të përfshirë politikanët”, tha ai, raporton Faxnews.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY