DOKUMENTI/ Zhupa: Ja si Erjon Veliaj mashtron për fushën e sportit në...

DOKUMENTI/ Zhupa: Ja si Erjon Veliaj mashtron për fushën e sportit në Laprakë

400
0
Shares

Zëdhënësja e Partisë demokratike, Ina Zhupa ka publikuar sot dokumentet që nxjerrin zbuluar gënjeshtrat e kryebashkiakut të Tiranës Erijon Veliaj, i cili po kërkon të prishë fushën e sportit në Laprakë.

Përmes një postimi në facebook, Zhupa, ka zbuluar skandalin Erjon Veliajt në lidhje me fushën sportit në Laprakë pas protestave të banorëve dhe të përfaqësuesve të opozitës.

POSTIMI I ZHUPES:

Mashtrimet e Veliajt në lidhje me fushën sportit në Laprakë pas protestave të banorëve dhe të përfaqësuesve të opozites .

Sic ja u premtova banoreve, ceshtjen do e ndiqja me dokumenta për të nxjerrë të vërtetën dhe për të arritur që ajo fushë mbi 70 vjecare dhe aq e rëndesishme për komunitetin të mos prishet.

Erioni Betoni vazhdon stilin e tij që të tjera thotë në publik dhe të tjera veprime ligjore ndërmerr si Bashki. Kjo falë mungesën totale të trasparencës se si qeveris dhe vendimet qe merr, dhe pamundësise se publikut dhe te interesuarve per te marr dokumentat. Pavarësisht kësaj, kam arritur t`ju vë ne dispozicionin faktet sesi Veliaj mashtron edhe ne kete rast.

Veliaj mashtron kur thotë se për Bashkine e tij kjo fushe duhet te qendroj fushe sepse ne dokumentat e miratura prej tij, e ka parashikuar si zone per ndertime, me mbi 6 kate, dhe me lartesi mbi 20 metra.

Kjo fushe sporti ndodhet mbi një truall me pronësi private përkatesisht pasuria me nr. 9/177 , zona kadastrale 3810 me një siperfaqe prej 5388 m2 , pronaret të cilët nuk e kane ne perdorim këte pasuri prej vitesh per shkak te natyres se perdorimit publik qe ka marre .

Bashkia e Tiranes gjate studimit te Planit te Pergjithshem Vendor dhe te miratuar nga Keshilli Kombetar i Territorit me vendimin nr. 1 date 14.4.2017 , kete zone e ka emertuar TR434 ku jane percaktuar kriteret per zhvillimin e zones duke e kthyer ne zone me destinacion per ndertime. Pra Veliaj e ka parashikuar ne planin e vet të 2017 per te dhene leje ndertimi mbi fushen, qe genjen banoret dhe i thote eshte vendim i kohes se Bashes.

Nderkohë Erioni Betoni mashtron perseri kur bën të paditur për marredhenien midis pronareve privat dhe firmes ndertuese .

Mbi ketë hapesire me date 23.10.2017 pronaret e kesaj pasurie me nr. 9/177 , zona kadastrale 3810 me siperfaqe 5388 m2 ku shtrihet sot Fusha Sportive , kane lidhur nje kontrate sipermarrje me nr. 3050/651 me shoqerine ndertuese “Salillari shpk” ku palet ndermjet tyre dakortesohen per ndertimin e një godine polifunksionale 6 Kate , kjo e mbështetur mbi parashikimet e vendosura ne plani vendor te miratuar nga vete Bashkia e Tiranes .

Godina qe eshte projekuar te ndertohet mbi Fushen e Sportit do te kete nje siperfaqe ndertimi 10 434 (mbi toke) dhe 3478 (nen toke) , ne total 13 912 m2 siperfaqe ndertim te perfituar.

Ne kete kontrate eshte interesant fakti qe Salillari nuk e fsheh lidhjen e tij te forte me Veliajn sic e tregojne edhe tenderat dhe kontratat e deritanishme. Sepse pala sipermarrese Salillare ne kete kontrate garanton pronaret per marrjen e Lejes Zhvillimore prane Bashkise Tirane dhe te ndertoj vepren duke e perfituar ne fund pronesin e 70% te volumit te ndertimit.

Dhe kjo lidhje e forte për garanci mes Veliajt dhe Salillarit është fakt, pasi konstatohet me prova qe me studimin dhe miratimin e Planit Vendor te Pergjithshem , Bashkia e Tiranes ka perjashtuar interesin publik te komunitetit te Laprakes duke u hequr te drejten qytetarve te vazhdojne te kenë ne funksion kete fushe sportive .

Bashkia e Tiranes ndryshe nga sa mashtron Veliaj nuk ka marre asnje inisiative te kryej deri me sot procedure per te kryer shpronesimin e ketij trualli dhe per ta rikthyer ne funksion te komunitetit te Laprakes.

Jemi ne situaten qe edhe nese Bashkia ndermerr kerkesen per ta shpronesuar kete truall , qytetarve do ju rendoj jashtezakonisht shume fatura e shpronësimit pasi bashke me truallin do te duhet te shpronesohet dhe pasojat e kontrates se sipermarrjes ku vete Bashkia i hapi rruge projektit. Gjithsesi shpronesimi eshte i vetmi hap qe Veliaj duhet te nderrmarr me letra dhe jo me fjale ne funksion te ngele

Bashkengjitur dukumetet zyrtare:

1. Certifikata e pronësis për këte pasuri nr. 9/177 , zona kadastrale 3810 me siperfaqe 5388 m2 ku aktualisht ndodhet fusha e sportit Laprake.

2. Kartela e Pasurise mbi te cilen eshte kidhur kontarta e sipermarrjes

3. Harta tregueses e pozicionimit kadastral te prones , leshar nga ZRPP

4. ORTOFOTO e Planit te Pergjithshem Vendor te Bashkise Tirane nxjerre nga (AKPT) ku pasqyrohet zona TR434 si zone me destinacion per ndertime.

5. Kriteret parametrike te Planit te Pergjithshem Vendor te Tiranes

6. Kontrata e Siperarrjes me nr. 3050/651 e lidhur ndermjet pronarve te truallit dhe shoqeris ndertuese “Salillari shpk” e cila ne faqet e saj pasqyron detajet e ndertimit qe eshte projektiar te ndertohet .

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY