Vritet shqiptari ne Australi, i marrin drogen dhe makinen

Vritet shqiptari ne Australi, i marrin drogen dhe makinen

165
0
Shares

Një person është gjetur i vdekur në verilindje të Australisë. Media australiane “7 News”, raporton se viktima është me shtetësi shqiptare, por nuk jep të dhëna e detaje mbi gjeneralitet e tij.

 

Vrasja dyshohet se mund të jetë kryer ditë më parë, por policia ka marrë sinjalizimin për të kryer kontrollet ditën e premte, ditë kjo e cila u konkretizua me zbulimin e krimit.

 

Ditën e sotme në vendngjarje kanë shkuar detektivët, të cilët kanë nisur menjëherë për të zbuluar elementë që mund t’i vënë në adresë të autorëve. Pista paraprake ku dyshon edhe policia ka të bëjë me pazaret e drogës. Shqiptari është ekzekutuar brenda në banesë, ndërsa autorët kanë marrë një sasi të konsiderueshme droge, por edhe makinën e shqiptarit të vrarë.

 

 

 

“Ky njeri duket se ka qenë viktimë e një sulmi të rëndësishëm dhe për arsye operacionale nuk mund të hyj në detajet e plagosjeve që ka pësuar”, tha për mediat Inspektori Billy Thompson.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY